Home / Lajme / Maqedoni / Jankulloska: MPB-ja do t’ia dorëzojë Shvërgovskit të dhënat të cilat do t’i kërkojë

Jankulloska: MPB-ja do t’ia dorëzojë Shvërgovskit të dhënat të cilat do t’i kërkojë

20 shtator-Ajo theksoi se për seancën e parë gjyqësore të caktuar MPB-ja publikoi kumtesë më të gjerë në të cilin u saktësua se për shkak të angazhimit të një numri të madh të nënpunësve policor për një aktivitet tjetër i cili për momentin ishte në vijim, MPB-ja theksoi, nuk ka qenë në gjendje të përgjigjet në mënyrë përkatëse në kërkesën e gjykatës.

MPB-ja bën vlerësim për rreziqet e sigurisë dhe e ka për obligim ta ndajë me gjykatën, u përgjigj ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankulloska në pyetjen e gazetarëve në çfarë ka të bëjë vlerësimi i policisë, e cila dy herë e njoftoi gjykatën në Gostivar se ka rreziqe sigurie në zbatimin e seancës gjyqësore të Jakim Trifunovskit, i cili në shkurt vrau dy persona.

Ajo theksoi se për seancën e parë gjyqësore të caktuar MPB-ja publikoi kumtesë më të gjerë në të cilin u saktësua se për shkak të angazhimit të një numri të madh të nënpunësve policor për një aktivitet tjetër i cili për momentin ishte në vijim, MPB-ja theksoi, nuk ka qenë në gjendje të përgjigjet në mënyrë përkatëse në kërkesën e gjykatës.

“Nëse kemi kërkesë nga gjykata do të përgjigjemi në kërkesën varësisht nga rrethanat konkrete. Gjykata nuk e ka të domosdoshme të kërkojë asistencë nga MPB-ja, por megjithatë ekzistojnë edhe mënyra të tjera edhe Drejtoria për ekzekutimin e sanksioneve ka instrumentet e saja për sigurimin e pranisë së personave të cilët duhet të marrin pjesë në seanca të caktuara gjyqësore” theksoi Jankulloska si do të përgjigjet policia për seancën e ardhshme gjyqësore dhe shtoi se asistenca nga MPB-ja u kërkua sipas vlerësimit të Drejtorisë për ekzekutimin sanksioneve.

Në pyetjen e gazetarëve nëse kjo ngjarje, është e ndërlidhur me ngjarjet aktuale, me tabelat shkollore në komunën e Çairit apo protestat në komunën e Aerodromit, do të thotë se ka tensione etnike në terren, Jankullovska e qartë se këto punë nuk janë të ndërlidhura.

“Këto dy punë nuk janë të ndërlidhura, ne funksionojmë me tërë kapacitetin dhe jemi të gatshëm t’u përgjigjemi të gjitha detyrave” deklaroi ministrja Jankullovska.

E pyetur çfarë materiale MPJ-ja do të dorëzojë deri te prokurori publik Lupço Shvërgovski, i cili paralajmëroi hapjen e lëndës në lidhje me intonimin e himnit shqiptar në USHT në Tetovë, Jankulloska informimin se do të dorëzohen ato të dhëna të cilat prokuroi do t’i kërkojë.

Në lidhje me tenderin për furnizimin me automjeteve policore, ajo edhe njëherë përsëriti se raportin special i repartit për krim kompjuterik i dërguar deri te prokurori publik nuk ka të bëjë me tenderin por me akuzën për hyrje në sistemin kompjuterik të firmave të cilat e mirëmbajnë sistemin e Byrosë për furnizime publike.

“Ato janë dy sisteme krejtësisht të ndryshme dhe nuk janë punë të ndërlidhura njëra me tjetrën. MPB-ja nuk vendos në istancën e fundit në lidhje me procedurat për furnizime publike, këtu ka edhe Komision nga shkalla e dytë, para të cilës në këtë moment gjendet procedura, ka Byro për furnizime publike. Nuk mund të them kur Komisioni i shkallës së dytë do të sjellë vendim, por sidoqë të jetë do ta respektojmë” theksoi Jankulloska

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *