Home / Lajme / Maqedoni / Jankulloska: Nuk është kërkuar asistencë nga policia në rastin me ndryshimin e emrave të shkollave në Çair

Jankulloska: Nuk është kërkuar asistencë nga policia në rastin me ndryshimin e emrave të shkollave në Çair

6 shtator-“Zyrtarisht kërkesë për asistencë nuk është parashtruar në polici, por nga ajo që dëgjova nga ana e drejtorit të Inspektoriatit shtetëror arsimor është dhënë afat për mënjanimin e mënyrës jokonsekuente”, theksoi Jankulloska.

Në polici nuk është parashtruar kërkesë për asistencë në rastin me ndryshimin e emrave të katër shkollave fillore në komunën e Çairit.

Ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankulloska sot deklaroi se e ndjek situatën edhe nëse lëndët vijnë në kompetencat e tyre do të procedurojë në pajtim me ligjin.

“Zyrtarisht kërkesë për asistencë nuk është parashtruar në polici, por nga ajo që dëgjova nga ana e drejtorit të Inspektoriatit shtetëror arsimor është dhënë afat për mënjanimin e mënyrës jokonsekuente”, theksoi Jankulloska duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas promovimit të botimit DVD “Abetare për qarkullim” për nxënësit e klasës së parë.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës nuk planifikon që të kalojë afati që i është dhënë shkollave që të mbajë takim me drejtorët e këtyre institucioneve.

“Tani për tani, nëse nuk procedurohet konform rekomandimeve të Inspektoriatit shtetëror arsimor, nuk është parashikuar takim”, deklaroi ministri i Arsimit dhe Shkencës Pançe Kralev i cili së bashku me ministrat e Punëve të Brendshme dhe Punës dhe Politikës Sociale merrte pjesë në promovimin e sotëm.

I pyetur lidhur me ndryshimin edhe të një emri të një shkolle në këtë komunë, Kralev theksoi se do të procedurohet ashtu si edhe në rastet e tjera.

“Inspektorati i arsimit do të veprojë njësoj sikurse edhe me rastet e tjera. Ai është në terren. Po konstatohet gjendja faktike dhe do t’iu informoj për vendimin që do të marrim”, tha Pançe Kralev, ministër i arsimit.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *