Home / Lajme / Maqedoni / Jutarnji list: Pilotë kroatë me sukses kan evakuuar ushtarë të Maqedonisë nga baza Xhulien në Kabul

Jutarnji list: Pilotë kroatë me sukses kan evakuuar ushtarë të Maqedonisë nga baza Xhulien në Kabul

20 shtator-Transferimi i ushtarëve në bazën Bagram është kryer me dy fluturime dhe ka zgjatur gjysmë ore. Pas arritjes në Bagram, ushtarët janë transferuar me aeroplan transportues drejt Kirgistanit, ndërsa prej aty do të kthehen në vendet e tyre.

Pilotë kroatë, të cilët punojnë si instruktorë në shkollën për Polici ushtarake në Kabul, publikoi gazeta kroate “Jutarnji list”, me sukses kanë evakuuar 38 pjesëtarë të ushtrive të Kroacisë, Maqedonisë, Malit të Zi, Bosnjë e Hercegovinës dhe të Shqipërisë, në kushte tejet të komplikuara nga baza Xhulien në Kabul.

Tërheqja është bërë me një helikoper të huazuar nga ushtria afgane Mi17, ndërsa ushtria e SHBA-së ka lejuar ushtarë të saj të fluturojnë me këto helikopterë si sigurim.

Transferimi i ushtarëve në bazën Bagram është kryer me dy fluturime dhe ka zgjatur gjysmë ore. Pas arritjes në Bagram, ushtarët janë transferuar me aeroplan transportues drejt Kirgistanit, ndërsa prej aty do të kthehen në vendet e tyre.

Tërë drama, shkruan gazeta, ka filluar të martën në mëngjes kur 38 pjesëtarë të policive ushtarke nga vendet ballkanike duhej të transferohen nga baza Xhulien në bazën Bagram, e prej aty të kthehen në vendet e tyre. Protestat e popullatës lokale kundër filmit “Pafajësia e myslimanëve” kanë qenë shkak që forcat ndërkombëtare dhe bazat ku janë vendosur të jenë cak i sulmeve terroriste, ndërsa siguria të ngritet në nibvelin më të lartë. Për këtë shkak, suhtria amerikane, publikoi gazeta kroate, ka miratuar ndalesë për fluturim të helikopterëve të tyre në bazën Bagram, me çka u pamundësua transporti i ushtarëve të cilët kanë qenë të robëruar në bazë. Është shqyrtuar mundësia që të transportohen me autoblinda nëpër Kabul, por edhe ky obsion është përjashtuar pasi ushtarët do të ishin cak i lehtë i kryengritësve. Pasi janë hedhur poshtë disa obsione, komanda kroate në misionin ka marrë vendim që ta transportin ta kryejnë instruktorët kroatë për fluturim në aeroportin në Kabul.

Nga Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Maqedonisë njoftojnë se të gjithë ushtarët e Maqedonisë janë mirë dhe se nesër duhet të arrijnë në Shkup.

Nga SHM e ARM-së theksojnës e ngjarja që ka ndodhur të martën më 18 shtator është procedurë e rregullt nga transporti i forcave gjatë kohës së rotacionit të kontigjenteve

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *