Home / Sport / Juventusi, thjesht i pa kapshëm!

Juventusi, thjesht i pa kapshëm!

Kampioni i Italisë, Juventusi, ka shënuar fitore shumë të merituar ndaj Chievos me rezultat 2-0, sfidë që u zhvillua para tifozëve Bianconer në JuveStadium.

Pjesën e parë Bianconerët e dominuan plotësisht, por golat munguan falë një rezistence të jashtëzakonshme të Chievos, ashtu sikurse portierit mysafir, i cili shfaqi paraqitje pothuajse të përkryer.

Në pjesën e dytë Juventusi insistoi edhe më shumë dhe golat erdhën pas një ore lojë.

Pas një harkimi në zonë në mënyrë mjeshtërore realizoi Fabio Quagliarella (63’), gjysmë gërshëra e të cilit tejkaloi vijën fatale dhe kështu i dha dhe epërsinë Juventusit për 1-0.

Vetëm pas pesë minutash, pas një pasimi të mirë të Asamoah, ishte përsëri sulmuesi italian ai që realizoi bukur (68’) për 2-0 dhe rezultatin përfundimtar të këtij takimi.

Me këtë fitore Juventusi mban pozitën e parë me 12 pikë, të gjitha fitore nga katër ndeshjet e zhvilluara në Serie A dhe me vetëm dy gola të pranuar.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *