Home / Lajme / Maqedoni / Ka-Dis kërkon hetim për ankandin e anuluar elektronik për tenderin në MPB

Ka-Dis kërkon hetim për ankandin e anuluar elektronik për tenderin në MPB

3 shtator-Kjo kompani thekson se periudha kur Porshe Maqedonia dhe dileri i tyre Deluks pohojnë se nuk kishin mundësi të ofrojnë, ndërsa Sivus dhe Neotel pohojnë se ka pasur pengesa, të paktën dy subjekte juridike kanë ofruar dhe ” refreshuar” , ndërsa sistemi pa problem i ka regjistruar.

Kompania Ka-dis informon se ka parashtruar kërkesë për shqiptim të masës së përkohshme gjyqësore për tenderin për furnizim të 150 automjeteve për MPB, për të cilin u anulua ankandi elektronik me kërkesë të njërit prej pjesëmarrësve në ankand, derisa Ministria dhe organet kompetente nuk zbatojnë hetim për zbulimin e autorit të veprës penale – gjoja sulm hakerësh apo dhënie të deklaratave të rrejshme.

Kjo kompani thekson se periudha kur Porshe Maqedonia dhe dileri i tyre Deluks pohojnë se nuk kishin mundësi të ofrojnë, ndërsa Sivus dhe Neotel pohojnë se ka pasur pengesa, të paktën dy subjekte juridike kanë ofruar dhe ” refreshuar” , ndërsa sistemi pa problem i ka regjistruar.

“Ka-dis seriozisht e shqyrton mundësinë që të kërkoj hetim i cili do t’i përfshijë të gjitha palët e involvuara në ankandin ligjor, të anuluar në mënyrë jokorrekte dhe eksprese për shkak të dyshimeve serioze se ndonjë nga palët ndoshta ka parashtruar të dhëna të rrejshme dhe me këtë i ka shkaktuar kompanisë dëm të madh, ndërsa njëherit u mundëson edhe subjekteve tjera të përfitohen me dobi materiale nga procedura, qëndron në kumtesën nga Ka-dis, ku janë shfaqur video dhe foto dokumente.

Ata kanë kërkuar nga MPB-ja të iniciojë hetim për rastin dhe për atë nëse Sivus dhe Neotel – dy kompanitë private u qëndron në marrëveshje për blerje, se mund të japin deklarata të tilla për aplikimet/hosting e tyre të cilat Byroja i trajton si deklarata nga ekspertë dhe mbi të cilët e ka bazuar, sipas tyre, vendimin e paligjshëm, ndërsa nga Gjykata ekspertët nga sektori TI-së të prononcohen sipas shkresave të tyre. Nga MPB-ja kërkojnë edhe ta ndërpresin ankandin e sotëm, sepse, siç theksojnë, ajo është caktuar në bazë të dëshmive të pavërteta, ndërsa me deklaratën e Porshe Maqedonia nga e dita e enjte, thonë, më nuk është sekret ankandi me çka u rrezikua parimi i mbajtjes së tij.
Në MPB sot me fillim prej orës 16:00 deri në orën 16:30 do të vazhdojë ankandi elektronik për furnizim publik të 150 automjeteve policore.

Komisioni për furnizime publike pranë MPB-së, e angazhuar për zbatimin e procedurës, pas evaluimit të kryer të ofertave të marra, e caktoi “aksionin elektronik për ankand negativ publik”, përmes sistemit elektronik për furnizime publike.

Byroja për furnizime publike vendosi të mundësojë përsëritje të ankandit elektronik publik për furnizim të automjeteve për nevojat e policisë të mbajtur më 29 gusht, pasi ka konfirmuar se për shkak të pengesave teknike të sistemit, ofruesit kanë qenë të pamundësuar të dorëzojnë çmime të reja të zvogëluara gjatë minutave të fundit të ankandit.

“Kjo do të thotë se në këtë periudhë qasja e Sistemit elektronik për furnizime publike është zvogëluar…Duke e pasur parasysh problemin e konfirmuar teknik, në pajtim me Rregulloren për mënyrën e shfrytëzimit të sistemit elektronik për furnizim publike, të organit të dakorduar, Ministria e Punëve të Brendshme do t’u mundësojë përsëritje të ankandit elektronik konkret”, njoftoi Byroja për furnizime publike.

Në ankandin e 29 gushtit, çmimi më i ulët i ofruar në shpalljen për furnizim të 150 automjeteve për nevojat e MPB-së kishte kompania Ka-dis e cila mori pjesë me modelin “seat altea fritrek” dhe ishte 209.750.000 denarë.

Paraprakisht, kishte edhe një tender për furnizim të 150 automjeteve policore, por u shfuqizua për shkak të jopërkatësisë së ofertave.

Ankandi publik, i cili vazhdon sot mund të ndiqet në SEFP (sistemi elektronike për furnizime publike) si dhe në sallën për hapje publike të ofertave pas tenderëve në MPB (ndërtesa nr.5 – në katin përdhes).

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *