Home / Lajme / Maqedoni / KB-ja kërkon vendet anëtare t’i respektojnë vendimet e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë

KB-ja kërkon vendet anëtare t’i respektojnë vendimet e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë

25 shtator-Ai kërkoi të ndërtohet qasje e re strukturore për përforcimin e sundimit të së drejtës që të mund të arrihet paqe, zhvillim dhe realizim të të drejtave të njeriut. Përforcimi i sundimit të së drejtës, tha, është në interes të të gjitha vendeve.

Të gjitha shtetet kanë për obligim t’i respektojnë vendimet e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në ato raste në të cilat ato janë palë, ndërsa ato shtete që ende nuk e kanë bërë ta pranojnë juridiksionin e Gjykatës në pajtim me Statutin e tij, qëndron në Propozim-rezolutën nga takimi i nivelit të lartë për sundimin e të drejtës në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, që mbahet në Nju-Jork në suaza të Asamblesë së Përgjithshme të 67-të.

Në dokumentin i cili pritet të miratohet në seancën e Asamblesë së Përgjithshme, vendet anëtare të KB-së e theksojnë jashtëzakonisht kontributin pozitiv të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, organ juridik i KB-së, në zgjidhjen e kontesteve mes shteteve, si dhe vlerën e punës së saj për promovimin e sundimit të së drejtës.

“I ftojmë gjithashtu edhe organelet relevante të KB-së të kërkojnë mendime përkatëse nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë” qëndron në Propozim-rezolutën.

Sekretari i përgjithshëm i KB-së Ban Ki-mun duke theksuar se sundimi i të drejtës është vendimtar për zhvillimin fundamental dhe për arritjen e zhvillimit të qëllimeve mijëvjeçare ftoi që të respektohen pa selektime rezolutat, vendimet dhe ligjet, si në nivel kombëtar, ashtu edhe në nivel ndërkombëtar.

“Nuk mundemi të lejojmë që interesat politike individuale ta minojnë të drejtën. U bëj thirrje njerëzve të parë të shteteve dhe qeverive në tërësi t’i praktikojnë standardet më të larta për sundimin e të drejtës gjatë sjelljes së vendimeve të tyre. Sundimi i të drejtës patjetër duhet të jetë themel për çdo aksion qeveritar. Ftoj që të pranohen edhe aktvendimet e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, ndërsa vendet-anëtare të angazhohen për mbështetjen e paqes përmes përforcimit të iniciativave të KB-së në fushën e sundimit të së drejtës”, theksoi Ki-mun në takimin, i pari nga ky lloj i ngjarjeve të organizuara në suaza të KB-së, që paraqet mundësinë e vetme që vendet anëtare, organizatat joqeveritare dhe shoqëritë civile , në nivel të lartë të diskutojnë për përforcimin e sundimi të së drejtës.

Ai kërkoi të ndërtohet qasje e re strukturore për përforcimin e sundimit të së drejtës që të mund të arrihet paqe, zhvillim dhe realizim të të drejtave të njeriut. Përforcimi i sundimit të së drejtës, tha, është në interes të të gjitha vendeve.

Presidenti finlandez Sauli Ninsto, në emër të vendeve nordike (Finlandës, Danimarkës, Islandës, Norvegjislë, Suedisë) duke përshëndetur vizionin e sekretarit të përgjithshëm Ban Ki-mun, theksoi se respektimi i sundimit të së drejtës është fundament për themelin kryesor të KB-së: paqen ndërkombëtare dhe sigurinë, të drejtave e njeriut dhe zhvillim.

Ai mes tjerash theksoi se të gjithë janë të barabartë para ligjit dhe kanë të drejtë pa asnjë lloj diskriminimi në mbrojtjen të barabartë ligjore.

Edhe shefi i diplomacisë së Maqedonisë Nikolla Poposki, i cili dje mbajti fjalim në takimin e nivelit të lartë për sundimin e të drejtës në organizim të sekretarit të përgjithshëm të Organizatës Botërore, e theksoi angazhimin e Republikës së Maqedonisë për respektimin dhe implementimin e vendimeve të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë nga ana e të gjitha vendeve anëtare. Ai theksoi mes tjerash edhe nevojën nga përforcimi i rolit të Gjykatë Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Ministri Poposki i mbështeti edhe përpjekjet e sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për rritjen e numrit të vendeve të cilat e pranojnë juridiksionin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.
Provokim klasik dhe imponim nga ana e Greqisë. Kështu përfaqësues zyrtarë të NATO-s e komentojnë spekulimin që javën e kaluar u paraqit në mediat greke se është e mundshme që Republika e Maqedonisë së shpejti të bëhet anëtare e Aleancës Veriatlantike nën emrin “Maqedonia e Epërme”.

Siç njofton korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, persona të lartë zyrtarë të Aleancës, të cilët insistojnë për anonimitet, konfirmojnë se vetëm zgjidhja e plotë e kontestit të imponuar nga ana e Greqisë do ta çojë vendin tonë në NATO.

“Të gjithë aleatët e NATO-s besojnë se integrimi euroatlantik mbetet mënyra më efikase që të sillet stabilitet i përhershëm dhe prosperitet i vendeve të rëndësishme strategjike nga Ballkani Perëndimor. Ne do të dëshironim që Republika e Maqedonisë së shpejti t’i bashkohet Aleancës, sapo të zgjidhet çështja e emrit”, thonë bashkëbiseduesit tanë të strukturave më të larta të NATO-s.

Megjithatë, bashkëbiseduesit tanë nuk mohojnë se SHBA-ja, Gjermania, Kanadaja, Sllovenia si dhe disa vende të tjera anëtare të Aleancës fuqimisht kërkojnë që Maqedonia sa më parë dhe pa kushtëzim të bëhet pjesë e familjes ushtarako-politike veriatlantike, që implikon edhe përpjekje të mundshme të diplomatëve të këtyre vendeve ta thyejnë murin grek të vendosur para dyerve të NATO-s për shtetin tonë, me lëshimin në qarkullim të varianteve të cilat janë të pranueshme për grekët. Gjegjësisht, praktikë e vendosur në Aleancë është që çështjet e mëdha të zgjidhen përmes kanaleve të fshehta diplomatike, siç ndër të tjerash zgjidhet edhe kandidati për sekretar të përgjithshëm, me ç’rast kjo makinë është e kyçur duke e pasur parasysh atë që mandati i Andres Fog Rasmusen skadon vitin e ardhshëm.

“Në fuqi është vetëm vendimi i aleatëve të NATO-s nga Samiti i Bukureshtit në vitin 2008, që u përsërit edhe në Samitin e sivjetmë në Çikago, e ai është se ftesa për anëtarësimin e Maqedonisë do të dërgohet menjëherë pasi të gjendet zgjidhje e pranueshme e përbashkët për emrin. Ne do të donim ta shohim Republikën e Maqedonisë në tryezën tonë, si anëtare të Aleancës dhe shpresojmë se negociatat për zgjidhjen e atij problemi do të mbyllen shpejtë”, konfirmojnë bashkëbiseduesit tanë të kreut të Aleancës, duke na përsëritur se vendimet në NATO sillen me konsenzus dhe çështje të hapura bilaterale me ndonjë vend-anëtar të Aleancës duhet të zgjidhen para se të sillet vendim në lidhje me zgjerimin.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *