Home / Lajme / Maqedoni / Këshilli i Evropës: Gjykatat e Maqedonisë punojnë më me efikasitet

Këshilli i Evropës: Gjykatat e Maqedonisë punojnë më me efikasitet

20 shtator-
“Evoluimi në ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë, ashtu si edhe në vende të tjera të Evropës Juglindore, vëren para së gjithash evoluimi pozitiv, në strukturimin dhe organizimin e vendeve nga rajoni”, vlerëson Stefan Lejenberzhe, sekretar i Komisionit për efektivitet të legjislativit në Këshillin e Evropës.

Komisioni për efektivitet të jurisprudencës të Këshillit të Evropës sot e publikoi raportin në të cilin bëhet evoluimi i sistemtit të gjyqësisë, .

Raporti i Këshillit të Evropës në 458 faqe ofron tabela krahasuese dhe analiza në disa fusha, si buxheti i cili ndahet për sisitemin e jurisprudencës, organizimi, numri dhe përbërja e të punësuarëve në sistemin e gjyqësisë, kohëzgjatja e procedurave gjyqësore, numri i avokatëve, përfaqësimi gjinor te gjykatësit dhe prokurorët, mënyra me të cilën rregullohet respektivisht zgjidhet dyndja e lëndëve, përdorimi i teknologjive të reja në procedurat e jurisprudencës (e-drejtësi) etj.

Nga analizat e të dhënave të parashtruara në raportin për Republikën e Maqedonisë, në krahasim me raportet paraprake është vërejtur një trend pozitiv.

“Evoluimi në ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë, ashtu si edhe në vende të tjera të Evropës Juglindore, vëren para së gjithash evoluimi pozitiv, në strukturimin dhe organizimin e vendeve nga rajoni”, vlerëson Stefan Lejenberzhe, sekretar i Komisionit për efektivitet të legjislativit në Këshillin e Evropës.

Ai thekson se qëllimi i raportit nuk është që të bëhet klasifikim i 47 vendeve anëtare të Këshillit të Evropës. Ai është instrument i vënë në dispozicion të autoriteteve shtetërore, që ato të mund të bëjnë krahasim me shtetet e tjera.

“Kur do të shihet që Maqedonia ndan 14 euro në vit për banor për jurisprudencë, krahasura me Francën nuk ka kuptim. Por kjo mund të krahasohet me atë që ndan Serbia, Bosnja e Hercegovina, respektivisht Maqedonia ndan më shumë se Shqipëria apo Moldavia. Ajo ndodhet në mesataren e vendeve nga rajoni”, thekson Stefan Lejenberzhe.

Komisioni për efektivitet të jurisprudencës, sipas të dhënave që u paraqitën, bëri edhe vlerësim të efektivitetit të punës në gjykata, midis të cilave edhe në ato të Maqedonisë.

Nga statistikat shihet se në gjykatat e shkallës së parë në Maqedoni për zgjidhjen e një lënde janë të nevojshme mesatarisht 259 ditë, respektivisht kjo është në mesin e Evropës. Maqedonia është vend ku seancat gjyqësore për divorc janë nga më të mirat në Evropë. vetëm 117 ditë në vitin 2010.

Maqedonia me 1,7 gjykata në 100.000 banorë ndodhet në mesataren evropiane të përfaqësimit territorial të gjykatave. Por nëse shihet numri i gjyqtarëve, 32,3 të 100.000 banorëve, Maqedonia është në kreun e Evropës. Në krahasim me Gjermaninë ka 23,4 ndërsa në Francë 10,7 gjyqtarë. Por megjithatë, me vetëm një të punësuar si asistent për dy gjykatës, Maqedonia është në fund. Me 3,2 avokatë për një gjykatës, Maqedonia është nën mesataren evropiane

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *