Home / Lajme / Maqedoni / Kompanitë dhe ekspertët druajnë nga hyrja e Gjermanisë në recesion

Kompanitë dhe ekspertët druajnë nga hyrja e Gjermanisë në recesion

6 shtator-Menderes Kuçi, kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë veriperëndimore, theksoi se të gjitha masat janë të mirëseardhura, por nuk janë të mjaftueshme. Si problem me të cilin ballafaqohen kompanitë eksportuese i theksoi kthimin e TVSH-së dhe se në një situatë të atillë nuk mund të flitet për masat stimulative kur kjo ndikon në destimulimin e eksportit.

Qeveria, sektori real dhe ekspertët sot së bashku diskutuan si deri në eksport më të madh. Së bashku konstatojnë se problem serioz do të jetë hyrja eventuale e Gjermanisë në recesion dhe se duhet të përgatitemi paraprakisht për këtë.

“Të dhënat e djeshme statistikore të publikuara për këmbim të mallrave jashtë vendit tregojnë se kompanitë tona më së shumti eksportojnë drejt vendeve të BE-së, rreth 65 për qind. Kompanitë dhe ekspertët druajnë nga recesioni i mundshëm i Gjermanisë, i cili pritet në tremujorin e fundit të këtij viti, gjegjësisht tremujorin e parë të vitit të ardhshëm. Çfarëdo që të ndodhë ne si Qeveri punojmë në këtë drejtim të pakove të reja, masave të reja antikrizë të cilat sadoqoftë do t’i zbusin pasojat e krizës. Edhe në masë të fundit do të përpiqemi t’i parandalojmë lëshimet masive nga puna të punëtorëve siç ndodh në Evropë” deklaroi ministri i Ekonomisë Valon Saraçini.

Zëvendëskryeministri për çështje ekonomike Vlladimir Peshevski theksoi se janë vendosur të gjitha institucionet të cilat duhet ta stimulojnë eksportin dhe se ka edhe programe në suaza të Ministrisë së Ekonomisë dhe theksoi se mbështetja e tyre duhet të rritet në të ardhmen sepse përballemi me krizë në Evropë e cila padyshim do t’i godasë edhe kompanitë e Maqedonisë.

Menderes Kuçi, kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë veriperëndimore, theksoi se të gjitha masat janë të mirëseardhura, por nuk janë të mjaftueshme. Si problem me të cilin ballafaqohen kompanitë eksportuese i theksoi kthimin e TVSH-së dhe se në një situatë të atillë nuk mund të flitet për masat stimulative kur kjo ndikon në destimulimin e eksportit. Mes problemeve të cilat i theksoi janë promotorët ekonomik të Maqedonisë të cilët, sipas tij, nuk i promovojnë prodhimet e vërteta të Maqedonisë.

Sipas profesorit Tome Nenovski, hyrja e Gjermanisë në recesion do të jetë problem serioz me të cilin do të ballafaqohet ekonomia e Maqedonisë.

“Nëse ekonomia gjermane hyn në recesion, shumë negativisht mund të pasqyrohet nëse nukë reagojmë në kohë, sepse pothuajse 30 për qind nga eksporti ynë është orientuar drejt Gjermanisë” tha ai.

Edhe Mitko Alkesov nga Lidhja e Odave Ekonomike thekson se tregu i BE-së është partner i ynë strategjik për eksport dhe do të mbetet, por si dhe te patjetër duhet të fokusohemi drejt ekonomive me rritje të shpejtë dhe tregjet e vendeve nga bota e tretë.

Angel Dimitrov kryetari i Organizatës së punëdhënësve, si pjesë e sektorit të tekstilit theksoi se duhet të mendohet për mbështetjen e këtij sektori i cili është në vendin dytë pas eksportit të metalurgjisë.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *