Home / Lajme / Maqedoni / Kontrolle të vazhdueshme inspektimi rreth tregjeve të gjelbërta

Kontrolle të vazhdueshme inspektimi rreth tregjeve të gjelbërta

5 shtator-Prej atje informojnë se me iniciativë të kryetarit të Grupacionit të tregjeve pranë Odës Ekonomike të Maqedonisë Ekrem Dolek është mbajtur takim në të cilin tregtarët kanë kërkuar të zgjidhet problemi me konkurrencën jolojale.

Ministria e Ekonomisë paralajmëroi aksione të vazhdueshme inspektimi dhe kontrolle rreth tregjeve të gjelbërta me qëllim që të largohen shitësit në të zezë dhe të eliminohet ekonomia gri.

Prej atje informojnë se me iniciativë të kryetarit të Grupacionit të tregjeve pranë Odës Ekonomike të Maqedonisë Ekrem Dolek është mbajtur takim në të cilin tregtarët kanë kërkuar të zgjidhet problemi me konkurrencën jolojale.

“Kjo ishte arsye që të mbahet takim operativ mes përfaqësuesve nga Inspektorati tregtar shtetëror, MPB, Tregu i Shkupit dhe vetëqeverisjes lokale në territorin e së cilës janë vendosur tregjet e gjelbërta dhe në raste të caktuara me inspektorët komunal të qytetit apo komunës në të cilin është dakorduar prej kësaj jave në vazhdimësi të organizohen aksione inspektimi dhe kontrolle në vendet të cilat nuk është e lejuar të kryhet tregtia, rreth tregjeve të gjelbërta, në vendet e frekuentuara të rrugëve të qytetit, me qëllim të largimit të shitësve në të zezë dhe eliminimin e ekonomisë gri”, theksohet në kumtesë.

Ministria e Ekonomisë apelon deri te shitësit në të zezë që t’i largojnë tezgat e improvizuara dhe pikat e shitjes jashtë tregjeve dhe të lidhin marrëveshje për shitje ligjore me ndërmarrjet publike brenda tregjeve. Në të kundërtën malli që do të haset gjatë aksioneve inspektuese do të merret, respektivisht do të shqiptohen dënime

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *