Home / Lajme / Maqedoni / Kralev sërisht paralajmëron dënime për riemërtimet e shkollave

Kralev sërisht paralajmëron dënime për riemërtimet e shkollave

2 shtator-“Kjo komuna nuk ka marrë miratimin për riemërtimin e shkollave, për shkak se për këtë duhet pëlqim për ndryshimin e statutit të tyre nga ana e Ministrisë së Arsimit. Tërë procedura është në kundërshtim me ligjin dhe shpreh mungesën e përgjegjësisë nga komuna e Çairit. Inspektorët janë në terren dhe pas shqyrtimit të gjendjes do të sillen vendime dhe dënime për personat përgjegjës”, deklaroi ministri i Arsimit, gjatë promovimit të rindërtimit të një shkolle në komunën e Tetovës.

Ministri i Arsimit dhe Shkencës në Maqedoni, Pançe Kralev ka deklaruar se do të ketë dënime për ndryshimet e emrave dhe vënien e tabelave të reja të shkollave në komunën e Çairit.

“Kjo komuna nuk ka marrë miratimin për riemërtimin e shkollave, për shkak se për këtë duhet pëlqim për ndryshimin e statutit të tyre nga ana e Ministrisë së Arsimit. Tërë procedura është në kundërshtim me ligjin dhe shpreh mungesën e përgjegjësisë nga komuna e Çairit. Inspektorët janë në terren dhe pas shqyrtimit të gjendjes do të sillen vendime dhe dënime për personat përgjegjës”, deklaroi ministri i Arsimit, gjatë promovimit të rindërtimit të një shkolle në komunën e Tetovës.

Ai ka theksuar se mbi 200 shkolla kanë aplikuar pranë kësaj ministrie për ndryshimin e statutit të tyre, që nënkupton edhe propozime për riemërtimin e shkollave. Nga ana tjetër, nga komuna e Çairit kanë bërë të ditur se vendimi është konform procedurave të rregullta ligjore të miratuara nga ana e kompetencave komunale.

Gjithashtu lexo

“Çështja mes Shkupit dhe Beogradit shkakton shqetësime në Athinë”

Gazeta greke “Kathimerini” shkruan se diplomatët grek me shqetësime i ndjekin ngjarjet në Ballkan, pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *