Home / Lajme / Maqedoni / Kralev.:Zgjidhje sistematike gjatë vendosjes për paralele të kombinuara

Kralev.:Zgjidhje sistematike gjatë vendosjes për paralele të kombinuara

25 shtator- Ai potencoi se aty ku ka numër të vogël të nxënësve nga një bashkësi etnike, do të zbatohet zgjidhje sistematike, respektivisht, siç tha, vendimi për paralele të kombinuara do të bartet mbi rregulla qartë të caktuara dhe kritere që MASH-i së shpejti do t’i konfirmojë.

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Pançe Kralev pret që të tejkalohen problemet me të cilat MASH-i ballafaqohet nga fillimi i vitit shkollor, si ndryshimi i tabelave me emrat në katër shkolla në Çair, formimi i paraleleve të kombinuara në Lisiçe të Poshtme dhe Saraj dhe borxhet e komunave në sferën e arsimit.

Lidhur me ngjarjet e fundit në Aerodrom dhe në Saraj, ku nxënësit shqiptarë, respektivisht maqdonas nga mosha të ndryshme, grupohen së bashku në të ashtuqajtura paralele të kombinuara, Kralev tha se i pret raportet e inspektorëve nga terreni për çdo rast ndaras. Ai potencoi se aty ku ka numër të vogël të nxënësve nga një bashkësi etnike, do të zbatohet zgjidhje sistematike, respektivisht, siç tha, vendimi për paralele të kombinuara do të bartet mbi rregulla qartë të caktuara dhe kritere që MASH-i së shpejti do t’i konfirmojë.

“Në koordinim me BNJVL-në veçmë punojmë në gjetjen e zgjidhjes sistematike për mënyrën në të cilën në të ardhmen do të merren vendime lidhur me paralele të kombinuara. Duhet të merren parasysh më shumë faktorë, e jo vetëm faktori vendosës nëse ka hapësira të mjaftueshme në ndonjë shkollë. U formua grup punues i cili do të përgatis qasje sistematike dhe pasqyrë të mënyrës në të cilën në të ardhmen do të lejohet të kombinohen paralele”, deklaroi Kralev pas promovimit të projektit për integrim të bashkësive etnike në arsim.

Sipas Ligjit për arsim fillor, që të formohet paralele duhet të ketë së paku 24 nxënës, e më shumti 34.

Ministri tha se pret edhe vendim të shpejtë të gjykatës e cila e udhëehq procedurën për riemërimin e katër shkollave fillore në Çair

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *