Home / Sport / Kristiano Ronaldo, i pakënaqur te Reali

Kristiano Ronaldo, i pakënaqur te Reali

Kristiano Ronaldo ka shprehur publikisht pakënaqësinë e tij te Real Madrid dhe kjo ka bërë që situata te kampionët e Spanjës të tensionohet në mënyrë të papritur. Sulmuesi nuk festoi dy golat e shënuar kundër Granada, ndërsa pas ndeshjes nuk ngurroi të konfirmonte shqetësimin e tij para shtypit.

“Jam i mërzitur për shkak të një çështje profesionale dhe klubi e di arsyen. Kjo është pse nuk festova golat, pasi nuk jam i lumtur. Njerëzit në klub e dinë pse. Kjo nuk ka të bëjë aspak me faktin që Iniesta mori çmimin e UEFA-s. Por nuk do të flas më rreth kësaj çështje dhe do të përqendrohem vetëm te kombëtarja e Portugalisë. Ka gjëra shumë më të rëndësishme se kjo”, ishin fjalët e futbollistit që kanë nisur një valë të madhe spekulimesh rreth shkaqeve të këtij shpërthimi të papritur publik.

Gazeta “Marca”, e afërt me klubin spanjoll, insiston se kjo situatë vjen pasi Kristiano Ronaldo mendon se nuk e duan te Real Madrid, gjë të cilën ia ka thënë edhe presidentit Florentino Perez në një takim që është mbajtur të shtunën në ambientet e klubit.

Drejtuesit e madrilenëve, të shqetësuar kanë kontaktuar me menaxherin e lojtarit, Horge Mendes, por ky i fundit insiston se portugezi nuk ka dyshime nga ndonjë ofertë e mundshme nga klube të tjera dhe me sa duket është i pakënaqur për faktin se klubi nuk ka bërë ende hapa para në rinovimin e kontratës së tij.

Por gazeta sqaron gjithashtu se pjesë e kësaj pakënaqësie vjen nga fakti që shumë futbollistëve të skuadrës nuk u pëlqen statusi i “yllit” që ka lojtari dhe për këtë arsye, relatat e tij me shumë prej madrilenëve të tjerë nuk janë më miqësore. Ndonëse një gjë e tillë nuk shfaqet në publik, lojtari nuk ka më miqësi me lojtarë si Marcelo, të cilët kontrollojnë grupin e lojtarëve te kjo skuadër.

Gjithashtu lexo

Kastriot Tusha dhe “Ballistët” këndojnë “Xhamadani vija vija” midis Milanos (Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano dhe atyre u wshtw bashkuar edhe Kastriot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *