Home / Lajme / Maqedoni / Kriza greke sjell emigrantët ekonomik

Kriza greke sjell emigrantët ekonomik

3 shtator-Të parët janë ata që hyjnë legalisht përmes vendkalimeve kufitare me dokumente udhëtimi por pa rregulluar qëndrimin dhe më pas kapen duke punuar nëpër lokale dhe të njejtit depërtohen nëpër vendet e tyre prej nga vijnë me ndalesën e shqiptuar për hyrje. Kategoria e dytë janë ata që gjithçka bëjnë ilegalisht. Hyjnë në Maqedoni përmes vendkalimeve ilegale, punojnë në të zezë, nuk e paraqesin vendin e qëndrimit dhe të njejtit marrin 5 vjet ndalesë për hyrje në Maqedoni” thotë Josifovski.

Urim Hasipi

Tetovë- Disa qindra familje emigrantësh shqiptarë po kthehen nga Greqia për shkak të krizës ekonomike dhe financiare që ka kapluar shtetin fqinj. Kjo ka bërë që shumica e tyre të kërkojnë treg pune në Kosovë dhe Maqedoni. Janë me qindra punëtorë krahu nga Shqipëria të cilët i gjen në fshatrat e Pollogut, të cilët punojnë punë të vështira krahu, si bujqësi, blegtori, ndërtimtari dhe profesione të tjera për të siguruar mbijetesën. Kjo ka ndikuar që të shtohet numri i personave të cilët ilegalisht hyjnë në Maqedoni, kryesisht afër vendkalimeve kufitare në Jazhincë dhe Qafë Thanë. Fluksi i emigrantëve nga Shqipëria të cilët kërkojnë treg pune në Pollog është dyfishuar kohëve kohëve të fundit m pasi që mbyllja e shumë vendeve të punës në Greqi, ka detyruar ata që të gjejnë një vend pune në Maqedoni duke punuar edhe si hamall. Burime të gazetës Koha në vendkalimin kufitar Jazhincë, konfirmojnë se që nga fillimi i këtij viti ka rritje enorme të shtetasve shqiptarë të cilët hyjnë në Maqedoni, disa shfrytëzojnë kufirin me dokumente ndërsa disa hyjnë në rrugë ilegale. Sipas informacioneve jozyrtare policia thuajse çdo ditë ndalon emigrantë në këtë vendkalim. “Disa prej tyre ndalojnë në fshatrat e rrethinës së Tetovës apo të Gostivarit, disa vazhojnë në vendkalime tjera kufitare për në Greqi. Në shumicën e rasteve personat që ndalohen dërgohen në qendrën tranzitore për të huaj dhe pas shqiptimit të dënimit me ndalesë hyrje në Maqedoni, të njejtit depërtohen për në vednet e tyre”, thonë burimet tona në vendkalimin kufitar në Jazhincë. Në vit sipas informacioneve zyrtare Policia e Tetovës depërton për në Shqipëri mbi 120 shtetas të huaj, të cilët për shkak se nuk kanë pasur të rregulluar qëndrimin në Maqedoni, apo janë kapur duke punuar pa u paraqitur në institucionet përktase, janë dërguar në Gjykatë, më pas në qendrën tranzitore dhe në fund u është shqiptuar ndalesë për hyrje në Maqedoni prej 6 muaj deri në 5 vjet. Me këtë dyshimet janë se hyrjet ilegale në Maqedoni janë dyfishuar sidomos gjatë sezonit veror.
Ndërkaq 5 shtetas të Shqipërisë janë kapur duke kaluar ilegalisht kufirin në fshatin Jazhincë që lidh Maqedoninë me Kosovën. Sipas Ministrisë së Punëve të Brendëshme, të shtunën rreth orës 19.30 minuta, patrulla policore e fshatit Rogaçevë, ka ndaluar E.Sh (24), N.SH (57), B.A (20), A.O (20) dhe N.O (55), të gjithë shtetas të Shqipërisë, të cilët kanë tentuar të kalojnë ilegalisht kufirin e Kosovës në drejtim të Maqedonisë. Policia e Tetovës punon në zbardhjen e plotë të këtij rasti. Ndërkohë që kohë më parë në një aksion të policisë së Tetovës, në fshatin Xhepçisht ishin arrestuar 15 shtetas të Shqipërisë për shkak se nuk kishin pasur të rregulluar lejen e qëndrimir në Maqedoni. Shumica e këtyre personave nuk e kanë të rregulluar statusin e tyre për të punuar por punojnë “në të zezë” dhe shpesh herë të njetit kapen dhe dëbohen jashtë vendit. Zëdhënësi i policisë së Tetovës Marjan Josifovski tha se bëhet fjalë për dy kategori emigrantësh. “Të parët janë ata që hyjnë legalisht përmes vendkalimeve kufitare me dokumente udhëtimi por pa rregulluar qëndrimin dhe më pas kapen duke punuar nëpër lokale dhe të njejtit depërtohen nëpër vendet e tyre prej nga vijnë me ndalesën e shqiptuar për hyrje. Kategoria e dytë janë ata që gjithçka bëjnë ilegalisht. Hyjnë në Maqedoni përmes vendkalimeve ilegale, punojnë në të zezë, nuk e paraqesin vendin e qëndrimit dhe të njejtit marrin 5 vjet ndalesë për hyrje në Maqedoni. Zakonisht janë punëtorë që punojnë nëpër fshatra edhe atë bëjnë punë si ndërtimtari, bujqësi, blegtori dhe paguhen më pak dhe janë konkurent jolojal të fuqisë punëtore vendore” thotë Josifovski. Situatë e njejtë është edhe në rajonine Gostivarit, ndërsa kryesisht emigrantët ekonomik kanë një fshat si qendër dhe pastaj banorët tjerë i marrin për punë të tyre të përditshme. Kryesisht këta emigrant ekonomik, frekuentojnë fshatrat ku më shumë banorët lokal meren me bujqësi, siç janë pikërisht fshati Xhepçisht, rajonet e Reçicës së vogël dhe të madhe dhe fshatrat e rrethinës së Gostivarit . Gjatë vitit të kaluar në rajonin që mbulon SPB-ja e Tetovës ishin kapur rreth 120 shtetas të huaj, përfshirë edhe valltaret, këngëtaret dhe kamarieret femra nëpër lokalet e natës. Procedura edhe për këtë kategori emigrantësh është e njejtë ku pas bisedave në qendrën tranzistore për të huaj, vijon dëpertimi për në shtetin amë. Josifovski, thotë se kohëve të fundit, më shumë punëtore në lokalet e natës që kapen nga ana e policisë janë nga Shqipëria, Kosova dhe Sërbia, ndërsa para disa vitesh valltaret apo këngëtaret në lokalet e natës ishin nga Molldavia, Ukraina, Rumania dhe Bullgaria. Kohëve të fundit kryesisht këta “punë” i kryejnë emigrantët nga vendet ë afërta fqinje.

Vërejtje:Çdo tekst I huazuar nga kjo ueb faqe duhet të citohet ose të shënohet komplet adresa e ueb faqes. Në të kundërtën do të meren masa ligjore ndaj atyre që marrin lajme nga kjo ueb faqe dhe nuk e tregojnë burimin.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *