Home / Lajme / Maqedoni / Kryeministri Gruevski shmang vizitat zyrtare në Tiranë

Kryeministri Gruevski shmang vizitat zyrtare në Tiranë

“Sigurisht që gjatë kohë nuk ka ndonjë vizitë në Tiranë, por kjo nuk do të thotë se ne nuk kemi marrëdhëniet e nivelit të lartë me Shqipërinë. Këto marrëdhënie janë të dëshmuara dhe janë vërtetuar në vizitën e fundit të kryeministrit Sali Berisha me kryeministrin Gruevski në Tiranë”,

Kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski vazhdon të shmang nga agjenda e tij zyrtare vizitat në Republikën e Shqipërisë.

Një vizitë e tij zyrtare në Tiranë daton nga shkurti i vitit 2008, ndërsa një tjetër e fundit ka qenë vitin e kaluar, ku Gruevski vizitoi vetëm në fshatin Gollobërdë, një qendër rurale e përplasjeve të maqedonasve dhe bullgarëve, për identitetin kombëtar të banorëve të kësaj zone në territorin shqiptar, informon agjencia e lajmeve INA.

Nga kryeministria në Shkup theksojnë se në bazë të agjendës janë paraparë vizita në vendet e rajonit, përfshirë edhe Shqipërinë, por kryeministri Gruevski po zhvillon disa nga vizitat e planifikuara kohë më parë.

“Sigurisht që gjatë kohë nuk ka ndonjë vizitë në Tiranë, por kjo nuk do të thotë se ne nuk kemi marrëdhëniet e nivelit të lartë me Shqipërinë. Këto marrëdhënie janë të dëshmuara dhe janë vërtetuar në vizitën e fundit të kryeministrit Sali Berisha me kryeministrin Gruevski në Tiranë”, theksoi për INA, një zyrtar i i lartë i Qeverisë së Maqedonisë nga partia e kryeministrit Nikolla Gruevski.

Tirana zyrtare nuk ka komentuar mungesën e Gruevskit për më shumë se katër vite, derisa ai ka zgjedhur vizitat e shpeshta në vendet tjera të rajonit.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *