Home / Lajme / Maqedoni / Kryesojnë VMRO-DPMNE dhe BDI

Kryesojnë VMRO-DPMNE dhe BDI

30 shtator-Anketa gjithashtu vë në pah se një numër i madh të anketuarve, gjegjësisht 28 për qind e tyre ende nuk janë përcaktuar se për cilin subjekt politik do të votojnë.

Nëse nesër mbahen zgjedhje pjesa më e madhe e qytetarëve do të votonin për VMRO-DPMNE – 24,1 për qind, ndërsa 14,9 për qind do të përcaktoheshin për LSDM-në.

Për BDI-në janë shprehur 5,5, për qind, ndërsa për PDSH-në 4,1 për qind e qytetarëve të Maqedonisë.

Për Rilindjen Demokratike Kombëtare do të votonin 1,8 për qind e qytetarëve, ndërsa 20,1 për qind e qytetarëve janë deklaruar se fare nuk do të votojnë.

Këto janë rezultatet e anketës së fundit në terren të Institut Pavel Shatev zbatuar nga 10 deri më 28 shtator me 6060 të anketuar.

Anketa gjithashtu vë në pah se një numër i madh të anketuarve, gjegjësisht 28 për qind e tyre ende nuk janë përcaktuar se për cilin subjekt politik do të votojnë.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *