Home / Lajme / Maqedoni / Kryetari Ahmeti takon ambasadorin Francez

Kryetari Ahmeti takon ambasadorin Francez

14 shtator-Kryetari Ahmeti uroi Ambasadorin për detyrën e re duke shprehur bindjen për menaxhimin e suksesshëm në emërimin e ri dhe theksoi që bashkëpunimi do të vazhdojë edhe në të ardhmën, Lideri i BDIsë theksoi që ndryshimi i kufijve nuk duhet të lejohet sepse do të ketë pasoja edhe në rajon.

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka pritur sot në një takim lamtumirës Ambasadorin e Francës, Jean-Claude Schlumberger, i cili është emëruar Ambasador i OSBE në Kosovë dhe fillon detyrën e re më 1 tetor të këtij viti.

Ambasadori Schlumberger faleminderoi Kryetarin Ahmeti për mikërpitjen e treguar dhe për bashkëpunimin ndër vitë si dhe shprehu mirënjohje për punën e përbashkët me të gjithë funksionarët e Bashkimit Demokratik për Integrim.

Kryetari Ahmeti uroi Ambasadorin për detyrën e re duke shprehur bindjen për menaxhimin e suksesshëm në emërimin e ri dhe theksoi që bashkëpunimi do të vazhdojë edhe në të ardhmën, Lideri i BDIsë theksoi që ndryshimi i kufijve nuk duhet të lejohet sepse do të ketë pasoja edhe në rajon.

Më pas, Ambasadori Schlumberger shfaqu interesim për situatën aktuale në vend duke theksuar që Franca qëndron fuqimisht pas Marrëveshjes së Ohrit dhe nevojës për pajtim dhe mirëkuptim midis komuniteteve në vend. Ambasadori francez theksoi që Franca e konsideron Marrëveshjen e Ohrit si affirmative që nxit nevojën për pajtim me bindje të thellë dhe vizion të qartë, andaj deklaratat kundër Marrëveshjes së Ohrit janë të papranueshme.

Kryetari Ahmeti falëminderoi të gjithë komunitetit ndërkombëtar, përfshirë përfaqësuesit francez që nga Leotardi, Le Rua, Terall, Valero dhe Ambasadorin Schlumberger, sepse sukseset e Maqedonisë nëpërmjet të Marrëveshjes së Ohrit janë të përbashkëta. Kryetari Ahmeti faleminderoi Ambasadorin francez edhe për faktin që në ditën kombëtare të Francës ai u drejtua në gjuhën shqipe para të pranishmeve duke dëshmuar në këtë mënyrë guxim të cilin duhet ta pranojnë të gjithë. Pajtimi Franko-Gjerman filloi 15 vite pas luftës, ndërsa Maqedonia hyri në dekadën e dytë pas Marrëveshjes paqësore të Ohrit, andaj guximi duhet të jetë pjesë edhe e punës sonë të përbashkët dhe të gjindet forcë për arritjen e pajtimit përfundimtar.

Ambasadori francez u pajtua duke thënë që Marrëveshja e Ohrit duhet të bëhet pjesë e kokave të njerezve në mënyrë që të arrihet pajtimi.
Duke folur për situatën aktuale, Kryetari Ahmeti theksoi që sfidat para nesh mund të përballën nëpërmjet të masave institucionale që po përdor Bashkimi Demokratik për Integrim në mënyrë që sfidat politike të zgjidhen brenda institucioneve. Kjo është thelbësore për të marrë raport pozitiv dhe eventualisht edhe datë për fillim të negociatave në dhjetor të këtij viti. Ndryshe, çdo mosrespektim i Rregulloreve dhe Kushtetutës suspendon demokracinë dhe sjell krizë politike në vend.

Franca ripërsëriti përkrahjen për aderimin e vendeve të Ballkanit veriperendimor në NATO dhe Bashkimin Evropian.

Gjithashtu lexo

Përmes Serbisë po zbatohet një skenar për destabilizimin e Ballkanit, ja kush alarmon

Lidhja Demokrate e Maqedonisë (LD) nëpërmjet një kumtese vlerëson se tërheqja e personalit të ambasadës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *