Home / Lajme / Maqedoni / KSHPK-ja filloi me realizimin e projektit ‘ Mbështetje në zhvillimin e sistemit të denoncuesve në Republikën e Maqedonisë’

KSHPK-ja filloi me realizimin e projektit ‘ Mbështetje në zhvillimin e sistemit të denoncuesve në Republikën e Maqedonisë’

27 shtator-Ambasadorja britanike Kristofer Ivon duke folur për perspektivat të cilat do të hapen me zbatimin e këtij projekti, theksoi se korrupsioni është një ndër sëmundjet më vështira dhe infektuese të cilat mund ta përfshijnë një organizatë.

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPD), në bashkëpunim me Ambasadën britanike filloi me realizimin e projektit “Mbështetje në zhvillimin e sistemit të denoncuesve në Republikën e Maqedonisë”.

Qëllimi i projektit, theksoi, kryetarja e KSHPD-së Lubinka Korabovska, është të ndërtojë sistem për mbrojtjen e personave të cilët denoncojnë korrupsion dhe keqpërdorim në institucionin në të cilin janë të punësuar, motivuar nga e mira e përgjithshme, e jo nga interesa personale.

“Projektin që e promovojmë nuk është diçka e panjohur në legjislacionin tonë, por ecim një hap para duke konfirmuar masa konkrete për mbrojtjen e denoncuesve”, tha Korabovska, duke shtuar mes tjerash se me mbështetjen që ja jep ambasada britanike bashkohe dy elementet kyçe në luftën kundër korrupsionit -përforcimi e integritetit dhe qeverisjen e mirë”.

Ambasadorja britanike Kristofer Ivon duke folur për perspektivat të cilat do të hapen me zbatimin e këtij projekti, theksoi se korrupsioni është një ndër sëmundjet më vështira dhe infektuese të cilat mund ta përfshijnë një organizatë.

Republika e Maqedonisë i ka ratifikuar të gjitha konventat relevante ndërkombëtare në luftën kundër korrupsionit, informoi zëvendësministrja e Drejtësisë Biljana Brishkova Boshkoski, duke theksuar mes tjerash se vendi në masa të madhe, siç tha , i kënaq kërkesat e konventës ndëshkuese për korrupsionin, ndërsa është vërejtur që në Maqedoni ekziston potencial për arritjen e nivelit të pranueshëm në harmonizim me rekomandimet të cilat duhet të implementohen.

Për Djevid Smit, këshilltarin kryesor të Kroun Agent, shtëpia konsultuese e cila do të punojë në implementimin e këtij projekti tremujor, së bashku me organizatën joqevritare britanike, ky proces patjetër duhet ta marrë parasysh situatën reale në vend dhe do të fillojë me analizimin e situatës momentale dhe kornizën ligjore lidhur me denoncuesit dhe mbrojtjen e tyre.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *