Home / Sport / Kupa e Maqedonisë, skuadrat shqiptare kërkojnë avantazh

Kupa e Maqedonisë, skuadrat shqiptare kërkojnë avantazh

Drita e Bogovinës ka luajtur baraz pa gola me Pobeda Juniorin në ndeshjen e parë të1/8 së finales së Kupës së Maqedonisë, e zhvilluar të shtunën në Prilep. Edhe pse në faqen zyrtare të FFM-së nuk ka konfirmim zyrtar, megjithatë komesari për gara pranë FFM-së Vasko Dojcinovski ka vendosur që ndeshjet të fillojnë një orë më herët se sa javën e shkuar. Kështu të gjitha takimet e 1/8 së Kupës së Maqedonisë do të fillojnë në orën 15:30. Ndërkohë takimi Euromilku-Vardari është shtyrë me kërkesë të kampionëve të vendit, të cilët një gjë të tillë kërkuan për shkak se kanë 4 futbollistë të angazhaur në kombëtaret e Maqedonisë, ndërsa gjithashtu stadiumi ‘Filipi i Dytë’ është i zërë me angazhime tjera. Kështu ky takim do të luhet më 19 shtator.

Deri sa përfaqësuesja e futbollit të Maqedonisë të premten në mbrëmje ka startuar ciklin e ri kualifikues, kësaj rradhe në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Botëror, ‘Brazil 2014’, në skenën vendore s’ka pushim për skuadrat elitare. Me vendim të komesarit për gara pranë FFM-së, Vasko Dojcinovskit, të dielën do të zhvillohen ndeshjet e para të 1/8 së Kupës së Maqedonisë. Nga skuadrat shqiptare, derbi të vërtetë të do të luajë Shkëndija e Tetovës, e cila në Tetovë do të presë Bregallnicën e Shtipit në njërin prej dueleve më interesante të kësaj faze të Kupës. Skuadra nga Shtipi tradicionalisht luan mirë kundër Shkëndijës, ndërsa sezonin e kaluar, pikërisht shtipjanët eliminuan ‘kuqezinjtë’ nga garat e Kupës. Tani në program do të jetë duel i ri dhe të dyja ekipet pretendojnë të kalojnë këtë raund. “Jemi të motivuar maksimalisht për të kryer me sukses detyrën tonë në këtë ndeshje të parë. Normal që duhet të jemi të kujdesshëm, pasi ndeshje të këtilla janë të paparashikueshme. Bregallnica ka skuadër cilësore dhe do na duhet shumë mund për t’i eliminuar. Zakonisht para ndeshjeve të këtilla, cdo kush kërkon fitore pa gol të pranuar, mirëpo unë do them që ne do të tentojmë të marim fitore sa më bindëse, pasi dimë se cka na ndodhi një vit më parë, kur fituam në shtëpi 2:0. Besoj se kësaj rradhe s’do lejojmë të përsëritet një gjë e tillë dhe ne do jemi skuadra që do të avansojë më tej, pasi këtë vit jemi të vendosur të tentojmë të sjellim në Tetovë trofeun e Kupës së Maqedonisë”, deklaroi mesfushori anësor i Shkëndijës, Elmedin Rexhepi, i cili kundër Bregallnicës mban mend paraqitje të mira, pasi ishte solid në barazimin 0:0 javë më parë, ndërsa shkëlqeu në prag të fillimit të sezonit, kur Shkëndija fitoi 3:2 në Shtip në një takim miqësor, ndërsa Rexhepi pos që shënoi një gol, gjithashtu u dallua me lojë cilësore. Trajneri i Shkëndijës, Shaqiri ka tentuar të përgatisë maksimalisht ekipin për këtë sfidë dhe pret që ekipi i tij të përsërisë performansën e një jave më parë, kur në kampionat Shkëndija deklasoi Rabotnickin me rezultatin 5:1. ‘Kuqezinjtë’ me super-ekipin e tyre janë favorit përballë Bregallnicës dhe duket se janë të determinuar për një tjetër fitore bindëse, kësaj rradhe në kuadër të Kupës. Fituesja aktuale e Kupës, Renova nuk duhet të ketë problem në këtë fazë, pasi përballë do të ketë rival nga Liga e Dytë. 11 Oktomvri është kundërshtar i Renovës, të cilët besojnë në rezultat pozitiv që në ndeshjen e parë në Prilep. “Shkojmë për fitore, për të kryer pjesën më të madhe të punës që në ndeshjen e parë. Larg asaj se mendojmë se do të jetë e lehtë, 11 Oktomvri ka ekip kualitativ të cilin ne e respektojmë, mirëpo ambiciet tona janë mbrojtja e trofeut të Kupës dhe për këtë qëllim shkojmë në fitore. Me rezultat pozitiv nga kjo ndeshje, do të kishim luksin që në ndeshjen e kthimit në Tetovë të provojmë variante të ndryshme në lojë, apo edhe të pushojmë futbollistët standard, për t’u dhënë shansin edhe tyre për të luajtur”, u shpreh mesfushori i Renovës, Muharem Bajrami. Përvec takmit Shkëndija-Bregallnica, në këtë fazë spikat edhe përballja mes Metalurgut dhe Horizontit. Skuadra e Ligës së tretë, Bashkimi nga Kumanova në 1/8 e finales për kundërshtar ka Sileksin e Kratovës, në kërkim të një befasie të re në Kupën e Maqedonisë. Pelisteri takohet me Babi-n, Lokomotiva pret Teteksin, ndërsa dueli ndërmjet Vardarit dhe Euromilkut do të zhvillohet më 19 shtator.

Dyshet e 1/8 së finales:
Metalurgu – Horizonti
Lokomotiva – Teteksi
Bashkimi – Sileksi
Vardari – Euromilk
Pelisteri – Babi
Shkëndija – Bregallnica
Pobeda J. – Drita 0:0
11 Oktomvri – Renova

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *