Home / Sport / Kupa: Shkëndija, Renova dhe Drita në 1/4 e finales

Kupa: Shkëndija, Renova dhe Drita në 1/4 e finales

Paraqitje të suksesshme të skuadrave shqiptare në Kupën e Maqedonisë, pasi Shkëndija, Renova dhe Drita kanë avansuar në 1/4 e finales, ndërsa Bashkimi i Kumanovës është eliminuar nga Sileksi.

Shkëndija me golin e Ejupit gjashtë minuta para fundit mundi 1:0 Bregallnicën, duke vërtetuar kualifikimin në raindin tjetër, pasi që edhe në ndeshjen e parë në Tetovë kishin fituar me të njëjtin rezultat. Fituesja aktuale e Kupës, Renova, solli tjetër fitore bindëse 5:0 ndaj 11 Oktomvrit, dhe në cerekfinale kalon me rezultat të përgjithshëm 10:0. Drita me golat e Nuhiut dhe Ramadanit mundi 2:0 Pobeda Juniorin dhe avanson në raundin tjetër pas barazimit pa gola në ndeshjen e parë në Prilep. Bashkimi i Kumanovës nuk ka mundur të sjellë tjetër befasi, pasi është eliminuar nga Silkesi, pas disfatës 3:0 në Kratovë, deri sa kishin barazuar 1:1 në ndeshjen e parë në Kumanovë. Metalurgu ka shënuar fitore 1:0 në transfertën me Horizontin, duke avansuar më tej pas barazimit 3:3 në takimin e parë në Shkup. Vardari pasi një javë më parë fitoi 2:0 Euromilkun, sot vërtetoi kualifikimin me tjetër triumf, kësaj rradhe 2:1. Teteksi me 7:0 deklasoi Lokomotivën, ndaj të cilëve kishin fituar 2:0 në takimin e parë.

Rezultatet:
Bregallnica 0–1 Shkëndija
Drita 2–0 Pobeda Junior
Sileksi 3–0 Bashkimi
Renova 5–0 11 Oktomvri
Euromilk 1–2 Vardari
Horizont T. 0–1 Metalurg
Teteksi 7–0 Lokomotiva.

Gjithashtu lexo

Kastriot Tusha dhe “Ballistët” këndojnë “Xhamadani vija vija” midis Milanos (Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano dhe atyre u wshtw bashkuar edhe Kastriot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *