Home / Lajme / Maqedoni / Kuvendi e verifikoi mandatin për deputet të Sadie Iljazit

Kuvendi e verifikoi mandatin për deputet të Sadie Iljazit

25 shtator-Për shkak të votave të pamjaftueshme nuk u pranua propozimi për shkarkimin e zëvendës-avokatit të popullit, Nevenka Kusharevska për shkak të daljes në pension.

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot në kuadër të seancës së 42-të e verifikoi mandatin për deputet të Sadie Iljazit nga PDSH-ja, e cila në këtë funksion vjen në pozitën e Arbën Xhaferit.

Për shkak të votave të pamjaftueshme nuk u pranua propozimi për shkarkimin e zëvendës-avokatit të popullit, Nevenka Kusharevska për shkak të daljes në pension.

Me kërkesë të Bekir Fazliut ng PDSH-ja, Kuvendi e ndërpreu punën për një orë. Fazliu në emër të grupit të deputetëve të PDSH-së kërkoi një orë pushim për shkak të arsyeve të njohura me përkthimin e deputetëve shqiptarë.

Gjatë përcaktimit të rendit të ditës u vendos me procedurë të shkurtër të sillet Propozim ligji për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për bujqësi dhe zhvillim rural i dorëzuar nga deputetët e shumicës parlamentare.

Silvana Boneva në emër të propozuesve theksoi se propozojnë që ai të sillet me procedurë të shkurtër për shkak të urgjencës dhe kërkesave të bujqve.

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë e konfirmoi ndërprerjen e mandatit të Nikolla Zhezhovit për anëtar të Këshillit të Radio Televizionit të Maqedonisë.

Depuetetja Vesna Bendeska nga LSDM-ja kërkoi sqarim për propozimin për shkarkimin e Zhezhovit nga funksioni, pr shkak të, siç tha, rolit dhe serioziettit të cilin e ka Këshilli i RTVM-së.

Kryetari i Këshillit të RTVM-së, Sllobodan Çashule sqaroi se Zhezhov ka dhënë dorëheqje nga funksioni që të mos vijë deri te përplasje të interesave, pasi punon edhe si producent të emisioneve, të cilat ndoshta do të emetohen edhe në Radio Televizionin e Maqedonisë.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *