Home / Lajme / Botë / Lambrinidis nuk do të merret me minoritetet në

Lambrinidis nuk do të merret me minoritetet në

5 shtator-Kryetari i Komisionit për punë të jashtme i PE-së Elmar Brok e përshëndeti formimin e këtij funksioni, duke potencuar se strategjia e cila ka qenë e miratuar në Këshillit e fundit Evropian duhet të jetë “trupi” i këtij funksioni.

Strategjia e BE-së për promovim të së drejtave të njeriut nevojitet të zbatohet dhe shqyrtohet në mënyrë adekuate me nevojën për dukshmëri, vlerësuan eurodeputetët gjatë takimit të parë me Përfaqësuesin e posaçëm të BE-së për të drejtat e njeriut Stavros Lmbrinidis, i cili dje e filloi mandatin e tij.

Kryetari i Komisionit për punë të jashtme i PE-së Elmar Brok e përshëndeti formimin e këtij funksioni, duke potencuar se strategjia e cila ka qenë e miratuar në Këshillit e fundit Evropian duhet të jetë “trupi” i këtij funksioni.

“Fakti që z.Lambrinidis, ish eurodeputet dhe ish zëvendëskryetar i PE-së, në ditën e parë të mandatit të tij u takua me eurodeputetët jep shpresa se politika jonë për të drejtat e njeriut do të bëhet përgjegjëse”, deklaroi Brok, para të cilit Komision foli Lambrinidis.

Për eurodeputeten gjermane barbara Loshbinler nga grupi i Të gjelbërbve, strategjia për të drejtat e njeriut e KB-së është ambicioze, por zbatimi i saj në vepër do të jetë me rëndësi kyçe.

I ftuar nga eurodeputetët që të flasë për respektimin e të drejtave të minoriteteve dhe shkeljes së të drjetave të njeriut brenda në BE, gjegjësisht për “standardet e dyfishta”, ish-shefi i diplomacisë greke ishte i qartë se mandati i tij nuk i lejon të merret me të drejtat e minoriteteve në vendet anëtare të BE-së.

Në prioritetet e tij, Lambrinidis i lë të drejtat e njeriut të emigrantëve, të drejtat fundamentale të cilat janë në goditje me luftën kundër terrorizmit dhe të drejtat e privatësisë të shkelura në erën e internetit, sipas tij nuk do të ketë kumtesa shumë të mëdha për shtypin, por punë në prapaskenat.

Sipas Lambrinidisit, praktika r respektimit të të drejtave të njeriut brenda në BE, duhet të shërbejë si shembull për vendet e tjera dhe rajonet në botë.

Gjatë debatit, eurodeputetët nënvizuan se aktivitetet e BE-së në sferën e të drejtave të njeriut duhet të jenë konherente, si në BE, ashtu edhe jashtë saj dhe të evitohen “standardet e dyfishta”, të respektohen liritë religjioze dhe liritë e shprehjes, si dhe vendosje e bashkëpunimit me organizatat e tjera ndërkombëtare, si Këshillin e Evropës dhe OKB-në.

Mandati i 50-vjeçari Lambrinidis, të cilin ia dha Katerin Eshtin, do të zgjasë deri më 30 qershor të vitit 2014

Gjithashtu lexo

Trump kërkon ndaljen e ndihmës financiare për Serbinë, ‘shpëton’ Kosova

Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump po bënë përpjekje që të reduktojë në mënyrë drastike …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *