Home / Lajme / Maqedoni / Lëshohet në përdorim objekti i ri i shkollës fillore në Xhepçishtë

Lëshohet në përdorim objekti i ri i shkollës fillore në Xhepçishtë

3 shtator-“Ne bashkërisht realizuam këtë projekt kapital, i cili ishte shumë i nevojshëm për fëmijët e banorëve të kësaj ane. Ne të gjithë jemi të lumtur që ky vit shkollor fillon në godinën e re, e cila i plotëson të gjitha kushtet për një proces mësimor cilësor.
Komuna e Tetovës, gjithnjë ka qenë dhe do të mbetet pranë ritmeve të edukimit dhe të afirmimit të vlerave arsimore, si një rrugë që i hap dyert perspektivës së gjithëmbarshme”, tha Idrizi.

Pas dhjetë viteve nga fillimi i ndërtimit, sot në fshatin Xhepçishtë të Tetovës në mënyrë solemne u lëshua në përdorim objekti i ri shkollor i shkollës fillore “Gjergj Kastrioti Skenderbeu”.

“Në ndërtesën e re me sipërfaqe prej rreth 2.500 metrave katrorë do të mësojnë rreth 360 nxënës, ndërsa në shkollë ka gjithsej 800 nxënës nga fshatrat Poroj, Xhepçishtë dhe Gjermë në gjithsej 13 paralele”, tha drejtori i shkollës Gajur Islami.

Në solemnitet morën pjesë zëvedëskryeministri Musa Xhaferi, ministri i Ambientit të Jetesës dhe Planifikimit Hapësinor Abdylaqim Ademi dhe zëvendësministri i Arsimit, Safet Neziri.

“Ky objekt ishte nevojë për banorët e rajonit shumë moti, me qëllim që të arrihet kushtet për zhvillim normal të mësimit. Investimi i Qeverisë së Maqedonisë kushton rreth 46 milionë denarë dhe me shumë ndërprerje më në fund sot e lëshojmë në përdorim këtë shkollë. Investimet në arsim mbeten prioritet i Ministrisë dhe Qeverisë si parakusht për shfrytëzimin e potencialit të gjeneratave të ardhshme”, deklaroi zëvendës ministri i Arsimit, Safet Neziri.

Në vërejtjen e disa gazetarëve për fillimin e solemnitetit kur u intonua vetëm himni shqiptar, edhe pse janë vendosur edhe flamuri shqiptar edhe ai shtetëror i Maqedonisë, Neziri tha se nuk është hera e parë që të intonohet himni shqiptar dhe se nuk sheh problem pasi bëhet fjalë për shkollë ku mësimi zhvillohet në gjuhën shqipe.

Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollorë, të hënën është inauguruar objekti i ri i shkollës “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Xhepçisht. Shefi i kabinetit të kryetarit të komunës, z. Muharem Idrizi, në emër të kryetarit të komunës së Tetovës Prof.Dr. Sadi Bexheti përshëndeti inaugurimin e shkollës se re “Gjergj Kastrioti Skëndërbeu”.
“Të nderuar prindër dhe nxënës, dëshirojë të theksojë se përcaktimi i komunës së Tetovës, i kryetarit dhe bashkëpunëtorëve të tij gjithnjë ka qenë për të punuar dhe për të krijuar kushte sa më të mira për mësim për gjeneratat më të reja”, tha Idrizi.

Sipas tij, në gamën e gjerë të investimeve për përmirësimin e kushteve në shkollat tona, me sukses u përmbyllën punimet për fillimin e mbarë të procesit mësimor edhe në këtë shkollë.

“Ne bashkërisht realizuam këtë projekt kapital, i cili ishte shumë i nevojshëm për fëmijët e banorëve të kësaj ane. Ne të gjithë jemi të lumtur që ky vit shkollor fillon në godinën e re, e cila i plotëson të gjitha kushtet për një proces mësimor cilësor.
Komuna e Tetovës, gjithnjë ka qenë dhe do të mbetet pranë ritmeve të edukimit dhe të afirmimit të vlerave arsimore, si një rrugë që i hap dyert perspektivës së gjithëmbarshme”, tha Idrizi.

Në përfundim të fjalimit të tij, shefi i kabinetit të kryetarit të komunës së Tetovës, z. Muharem Idrizi të gjithë nxënësve u uroi fillimin e vitit të ri shkollor me dëshirën që edhe ky vit të jetë i suksesshëm dhe të gjithë ne të jemi në lartësinë e misionit të shenjtë të arsimit.

Lidhur me situatën me riemërimin e shkollave në Çair, Neziri kërkoi nga të gjitha palët përmes marrëveshjes së përbashkët të kon tribuojnë për zgjidhjen e situatave.

“Sipas ligjit për decentralizim, themelues të shkollave janë komunat dhe nga shkollat në Çair kohë më të gjatë ka pasur më shumë kërkesa nga ana e prindërve, arsimtarëve, këshillave e të tjerë për riemërimin e tyre, ashtu që unë i kuptoj kërkesat e tyre. Ne si Ministri dhe institucionet duhet ta menaxhojmë situatën dhe t’i tejkalojmë problemet. Mendoj se duhet të ulemi dhe të bisedojmë, në të njëjtën të shfaqet kujdes nga të gjitha palët me deklarata dhe qëndrime, e jo të ndërmerren masa radikale”, tha Neziri.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *