Home / Sport / Liga e Dytë, munden skuadrat nga Gostivari, fiton Rufeja

Liga e Dytë, munden skuadrat nga Gostivari, fiton Rufeja

Të dielën ekipi i Rufesë nga fshati Miletinë e Tetovës ka shënuar fitore 3:1 në Prilep përballë 11 Oktomvrit.

Të shtunën në program ishin ndeshjet e javës së pestë në Ligën e Dytë të futbollit të Maqedonisë, në të cilat dy skuadrat shqiptare nga rajoni i Gostivarit kanë pësuar disfata në cilësi të mysafirit. Ekipi i ri në kategorinë e dytë, KF Vrapçishti është mundur në Ohër, nga Ohrdi 2004 me rezultatin minimal 2:1. Edhe pse në transfertë, pritej rezultat pozitiv i Vrapçishtit në këtë takim, duke parë situatën në të cilën gjendej skuadra buzë liqenit. Mirëpo në fund vendasit fituan, duke regjistruar tre pikëshin e parë në sezonin e ri. Disfatë identike 2:1 ka pësuar edhe ekipi i Gostivarit në transfertën me Euromilkun. Në një takim interesant, dy skuadrat treguan lojë të mirë duke arsyetuar derbin midis pretendentëve për kreun e tabelës. Në fund falë fatit sportiv, Euromilku mori fitoren, ndërsa Gostivari do të kërkojë të kompenzojë këtë disfatë në takimet e rradhës. Në ndeshjet tjera të zhvilluara të shtunën, Makedonija Gj.P. mundi Pobeda Juniorin 2:0, Lokomotiva fitoi 1:0 Maxhari Solidarnostin, Babi u mund 0:2 në fushë të vet nga Miravci, ndërsa fitore rekorde 7:0 regjistroi Skopje në takimin me Novacin. Ndërkohë të dielën ekipi i Rufesë nga fshati Miletinë e Tetovës ka shënuar fitore 3:1 në Prilep përballë 11 Oktomvrit. Arifi, Idrizi dhe Sulejman ishin autor të golave për Rufenë, ndërsa vendasit arritën katër minuta para fundit të shënojnë golin e nderit përmes Naumcevskit. Pas pesë javëve të zhvilluara në Ligën e Dytë, tabelën e kryeson Miravci me 13 pikë të tubuara.

Rezultatet:

Ohri 2004 –Vrapçishti 2-1
Euromilk – Gostivari 2-1
Makedonija Gj.P- Pobeda J 2-0
Lokomotiva – Maxhari Sol. 1-0
Skopje – Novaci 7-0
Babi – Miravci 0-2
11 Oktomvri – Rrufeja-M 1-3
Korzo – Tikveshi (të martën).

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *