Home / Lajme / Rajon / Limaj sërish afër akuzës

Limaj sërish afër akuzës

5 shtator-Limaj, tani deputet në Kuvendin e Kosovës, kishte nisur të hetohet për veprën penale të korrupsionit në prill të vitit 2010. Në këtë muaj ai edhe ishte marrë në pyetje për herë të fundit nga hetuesit e EULEX-it. Hetimet kishin mbaruar në prill të këtij viti.

Një akuzë e re ndaj deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës, Fatmir Limaj, kësaj radhe për shkak të dyshimeve për korrupsion gjatë mandatit të tij si ministër i Transportit, pritet t’i dorëzohet gjykatës nga fundi i muajit shtator ose në fillim të tetorit.

Burime të GJK në prokurorinë e Koovës thonë se rasti i ish-ministrit të Transportit dhe nënkryetarit të PDK-së, Fatmir Limaj, është në përfundim e sipër dhe pritet që të finalizohet nga fundi i shtatorit apo fillimit të tetorit.

Sipas tyre, rasti kundër Limajt do të përfshijë atë, ish-drejtorin e prokurimit në MTPT, Nexhat Krasniqi, dhe shtatë persona të tjerë.

Misioni evropian në Kosovë për sundim të ligjit, EULEX, në kuadër të hetimeve ka marrë disa mostra të asfaltit të shtruara gjatë kohës kur Limaj ishte ministër i Transportit.

Limaj, tani deputet në Kuvendin e Kosovës, kishte nisur të hetohet për veprën penale të korrupsionit në prill të vitit 2010. Në këtë muaj ai edhe ishte marrë në pyetje për herë të fundit nga hetuesit e EULEX-it. Hetimet kishin mbaruar në prill të këtij viti.

Më 27 prill 2010 ishte bastisur MTPT-ja, vendbanimet e Limajt, por edhe zyra të kompanive private që janë marrë me shtrimin e rrugëve si dhe banesa vendbanimi e ish-shefit të prokurimit të Ministrisë, Nexhat Krasniqit.

Në maj të këtij viti, Limaj ishte shpallur i pafajshëm në të gjitha pikat e një akuze tjetër – për krime lufte, për shkak të mungesës së provave.

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *