Home / Lajme / Maqedoni / Logoja e programit shqip të servisit publik RTVM në qirilic

Logoja e programit shqip të servisit publik RTVM në qirilic

24 shtator-Shikuesit shqiptarë përmes forumeve të ndryshme sociale të internetit reagojnë për formën e tij të kësaj logoje të theksuar, duke kërkuar që ajo të ndryshohet, për shkak se kushtetuta garanton gjuhën shqipe, dhe se shqiptarët janë parapagues të taksës radiodifuzive.

Edhe logoja e re e Radiotelevizionit të Maqedonisë, programi i dytë kryesisht në gjuhën shqipe është shkruar e theksuar në alfabetin cirilik, duke mos respektuar përdorimin e saj në gjuhën shqipe.

Logoja e deritanishme megjithatë ka qenë e shënuar në alfabetin latin (MTV2 – Makedonska Televizija 2).

Por, logoja e re në dy ngjyrat kuq dhe verdhë është më e theksuar dhe se tashmë ajo është me shkurtesën MRT 2 ( Makedonska Radiotelevizija 2), e shkruajtur në alfabetin cirilik.

Menaxhmenti i këtij servisi publik nuk ka dhënë sqarime për logon e re, ndërsa përmes disa mediave janë dhënë shpjegime se riformatimi dhe studiot e reja do të shfrytëzohen në një masë edhe për programin në gjuhën shqipe.

Shikuesit shqiptarë përmes forumeve të ndryshme sociale të internetit reagojnë për formën e tij të kësaj logoje të theksuar, duke kërkuar që ajo të ndryshohet, për shkak se kushtetuta garanton gjuhën shqipe, dhe se shqiptarët janë parapagues të taksës radiodifuzive.

Servisi publik promovoi logon e re dhe skemat e reja programore, ndërsa një pjesë e stafit të kanalit të parë të këtij servisi publik përbëhet nga ish-kuadro të televizionit të pavarur A1, i cili u mbyll nga autoritetet qeveritare. (INA)

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *