Home / Lajme / Maqedoni / LSDM akuzon se pushteti po e pengon grevën e mjekëve

LSDM akuzon se pushteti po e pengon grevën e mjekëve

20 shtator-“Mjekët vetëm po luftojnë për të drejtat e punëtorëve dhe për respektimin e punës së tyre dhe dinjitetit dhe nuk kanë bërë krim që të përfundojnë në gjykatë, ndërsa ministri Todorov do të shkruhet në historinë politike si ministri i parë i cili me vendim gjyqësor e ka kufizuar të drejtën e garantuar kushtetuese të grevës në Maqedoni”, tha Dinevski në konferencë për shtyp.

LSDM-ja opozitare e akuzoi pushtetin për sjellje jodemokratike drejt mjekëve në pritje të grevës së tyre të paralajmëruar dhe se ka qenë e gatshme që të bëjë gjithçka që të mos ketë sukses greva.

Kulmi i një sjellje të këtillë, sipas Mende Dinevskit, kryetar i Komisionit kuvendor për shëndetësi, është shtrimi i padive dhe paraqitjeve drejt Sindikatës së pavarur në shëndetësi.

“Mjekët vetëm po luftojnë për të drejtat e punëtorëve dhe për respektimin e punës së tyre dhe dinjitetit dhe nuk kanë bërë krim që të përfundojnë në gjykatë, ndërsa ministri Todorov do të shkruhet në historinë politike si ministri i parë i cili me vendim gjyqësor e ka kufizuar të drejtën e garantuar kushtetuese të grevës në Maqedoni”, tha Dinevski në konferencë për shtyp.

Dinevski akuzoi se Gjykata ka caktuar seancë për padinë nga Todorovi për vetëm dy ditë dhe se vendimi gjyqësor ka qenë i njohur që para publikimit të tij zyrtar.

Gjykata përkohësisht e ndaloi grevën e mjekëve

Gjykata Themelore Shkup 2 solli masë të përkohshme me të cilën ndalohet mbajtja e grevës së mjekëve nga Qendra klinike, të paralajmëruar për më 24 shtator.

Gjykata ka vlerësuar se nuk janë plotësuar kushtet për grevë dhe nuk ka pasur program sipas së cilit do të zhvillohet puna, duke pasur parasysh se bëhet fjalë për veprimtari specifike.

Padinë me të cilën kërkohej që greva të ndërpritet e shtroi Ministria e Shëndetësisë. Sipas Ministrisë, kushtet për grevë janë plotësuar, me çka është joligjore.

Sindikata, nga ana tjetër, i referohet Kushtetutës dhe të drejtës së garantuar të grevës. Sindikalistët paralajmërojnë se do të ankohen për vendin e Gjykatës dhe do të ngrisin procedurë për përcaktimin e datës së re për grevë të mjekëve

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *