Home / Sport / Majkëll Ouen firmos për Stouk

Majkëll Ouen firmos për Stouk

Skuadra e Stouk ka lajmëruar sot zyrtarisht se ka firmosur një kontratë njëvjeçare me Majkëll Ouen. Futbollisti 32 vjeçar, i cili ndërpreu gjatë verës kontratën ekzistuese me Mançester Junajtid, do t’i bashkohet ekipit të drejtuar nga Toni Pulis sapo transferimi i tij të aprovohet nga Liga Angleze, meqenëse ka kaluar periudha normale e merkatos.

Futbollisti që shkëlqeu me Liverpulin në fillimet e karrierës së tij dhe më pas kishte një eksperiencë jo aq pozitive me Real Madrid, firmosi për Mançester Junajtid në vitin 2009. Aleks Ferguson e bleu atë duke tentuar t’i jepte vendin që kishte mbajtur në formacion Kristiano Ronaldo, i cili sapo ishte shitur pikërisht të Real Madrid.

Ndonëse mori fanellën legjendare me numrin 7 dhe shënoi në ndeshjen e tij të parë golin e fitores 4-3 në minutat shtesë ndaj rivalëve historikë të Mançester Sitit, Ouen nuk arriti të fitonte një vend mes titullarëve dhe në këto vite te “djajtë e kuq” regjistroi vetëm 31 ndeshje dhe 5 gola të shënuar.

Gjatë ditëve të fundit, u përmend shumë edhe një kthim i tij te Liverpuli, por lojtari ka preferuar Stouk, pasi të ish-klubi i tij nuk ka një raport të mirë me tifozerinë, pasi kur u kthye në Angli nuk zgjodhi Liverpulin, por rivalët historikë të Mançester Junajtid.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *