Home / Sport / Mancini mohon telashet me Balotellin

Mancini mohon telashet me Balotellin

Menaxheri i Manchester Cityt, Roberto Mancini, ka hedhur poshtë spekulimet se ai është përfshirë në probleme me Mario Balotellin, para derbit të së diels ndaj Arsenalit.

Balotelli nuk ishte grumbulluar për ndeshjen ndaj Real Madridit dhe kjo ka ngritur zëra se Mancini mund t’i ketë prishur marrëdhëniet me sulmuesin italian, pohime që ai i hodhi poshtë.

“Ky tregim ishte totalisht i gabuar. Mario shkoi në tribuna sepse ne filluam lojën me Tevezin në sulm dhe nuk kemi mundur të kemi tri sulmues në stol. Nuk ka pasur fjalë dhe as incidente tjera. Absolutisht jo”, ka theksuar Mancini.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *