Home / Lajme / Maqedoni / Manifestim për ngritjen e vetëdijes për të drejta të barabarta të personave me handikap

Manifestim për ngritjen e vetëdijes për të drejta të barabarta të personave me handikap

20 shtator-“Nëse fëmijët e moshës më të hershme i thyejnë diferencat të cilat i krijojmë ne, pastaj është shumë më lehtë në shkollën fillore dhe në të mesme dhe në fakultet. Shumë është më e lehtë jeta në kushte kur e dimë se nuk ekzistojnë diferenca. Ato i krijojmë vetë. Ne jemi këtu që të ndihmojmë që t’i prishim të gjitha tabutë lidhur me atë”, tha Ristovski.

Për të drejta të barabarta të personave me handikap, garantimin dhe avancimin e tyre, Qeveria e RM-së vitin e kaluar e ratifikoi Konventën për të drejtat e personave me nevoja të veçanta të Kombeve të Bashkuara. Për zbatimin e tyre dhe për involvimin real në shoqëri të personave me pengesa, duhet vazhdimisht të ngritet vetëdija publike e bashkësisë. Për këtë qëllim sot në sheshin “Maqedonia” u mbajt manifestim humanitar.

Ngjarja ishte pjesë e projektit “Qasje e barabartë për personat me invaliditet/handikap/ pengesa përmes mësimit shërbyes”, në organizim të alumni asociacionit të Maqedonisë dhe Amerikës. Morën pjesë persona me nevoja të veçanta të talentuar për këndim, pikturë, sport…

Maja Ivanova, bashkëshortja e presidentit Gjorge Ivanov, theksoi se personat me nevoja të veçanta janë individë unikatë të cilët posedojnë pasuri të njohurive, aftësive, interesave dhe përvojave, të cilët mund të japin llojllojshmëri të madhe dhe me potencialin e tyre dhe energjisë kreative të jenë kryerës aktivë në shoqëri.

“Ata i bëjnë të njëjtat gjera sikurse edhe ne, por në mënyrë pak më ndryshe dhe jam e sigurt se mund t’i arrijnë rezultatet e njëjta, madje edhe më shumë… Duhet të fokusohemi në personalitetin e tyre, jo në mangësitë e tyre. Ata janë qytetarë të barabartë të bashkësisë tonë dhe obligimi ynë është të bëjmë gjithçka që është në fuqinë tonë që t’ju ndihmojmë kushte të barabarta dhe integrim të plotë social. Në këtë kontekst, arsimi luan rol kyç”, tha Ivanova.

Ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Spiro Ristovski e theksoi rëndësinë që fëmijët t’i pranojnë dallimet, për arsye se Ministria integroi disa kopshte.

“Nëse fëmijët e moshës më të hershme i thyejnë diferencat të cilat i krijojmë ne, pastaj është shumë më lehtë në shkollën fillore dhe në të mesme dhe në fakultet. Shumë është më e lehtë jeta në kushte kur e dimë se nuk ekzistojnë diferenca. Ato i krijojmë vetë. Ne jemi këtu që të ndihmojmë që t’i prishim të gjitha tabutë lidhur me atë”, tha Ristovski.

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Pançe Kralev theksoi se në arsimin fillor dhe të mesëm është mundësuar inkluzimi i fëmijëve me nevoja të veçanta. “Me vendosjen e konceptit mësim shërbyes bëhet një hap i madh përpara në procesin arsimor në Maqedoni… MASH përmes një sërë aktivitetesh dhe investimesh po përpiqet dhe në vazhdimësi punon në projekte të ndryshme për avancimin e arsimit të të gjithë personave me nevoja të veçanta”, tha Kralev.
TV KOHA

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *