Home / Lajme / Maqedoni / MAPAS do të jetë trup rregullator i pavarur nga Qeveria

MAPAS do të jetë trup rregullator i pavarur nga Qeveria

2 shtator-“Kjo edhe deri tani ekzistonte në nivel mjaft të lartë, për shkak se shteti garanton për mbi 80 për qind të mjeteve të cilat janë pjesë nga fondet private pensionale. Garancat e shtetit vazhdojnë me intesitet të njëjtë dhe në nivel të njëjtë, për me mënyrën e re të organizimit të Agjencisë sigurohet pavarësi e tërësishme nga ndikimi i pushtetit ekzekutiv”, tha Ristovski.

Pas 10 viteve të ekzistimit, Agjencia për supervizion të sigurimit kapital financiar (MAPAS) do të bëhet trup rregullator i pavarur nga Qeveria dhe në kompetencë të Kuvendit të RM-së.

Ministri i Punës dhe Politikës Sociale Spiro Ristovski në konferencën për shtyp tha se nevoja për pavarësi operative është imponuar për shkak të suksesit dhe rezultateve të Agjencisë në dekadën e fundit dhe se në funksionimin e saj ajo duhet të jetë e pavarur nga ndikimi politik dhe nga përzierja komerciale.

Statusi i ri i MAPAS-it është rregulluar me ndryshime ligjore të cilat hynë në fuqi më 8 gusht pasi që u miratuan në Parlament. Trupin për suprevizion do ta udhëheqë këshilli prej pesë anëtarëve jopartiak – tre profesionalisht të angazhuar në punë dhe dy ekspertë të pavarur, i cili duhet të formohet në afat prej 90 ditëve.

“Rezultatet nga periudha e deritanishme të funksionimit të shtyllës së dytë pensionale tregojnë sukses dhe rritje të fondeve, edhe në kuptim të numrit të anëtarëve dhe në kuptim të mjeteve me të cilat menaxhohet”, tha ministri Ristovski.

Ai theksoi se të siguruarit edhe më tej do të kenë garanca për sigurinë e mjeteve të tyre në fondet private pensionale.

“Kjo edhe deri tani ekzistonte në nivel mjaft të lartë, për shkak se shteti garanton për mbi 80 për qind të mjeteve të cilat janë pjesë nga fondet private pensionale. Garancat e shtetit vazhdojnë me intesitet të njëjtë dhe në nivel të njëjtë, për me mënyrën e re të organizimit të Agjencisë sigurohet pavarësi e tërësishme nga ndikimi i pushtetit ekzekutiv”, tha Ristovski.

Drejtori i MAPAS-it Bulent Dervishi informoi se aktivitet më i rëndësishëm në Agjenci është projekti IPA i cili me konsultantë të huaj zbatohet nga shkurti i vitit 2011 dhe do të zgjasë deri në fund të këtij viti. Qëllim kryesor i projektit është që të përforcohet kapaciteti institucional dhe i supervizionit të Agjencisë për shkak të transparensës dhe stabilitetit të rritur në sistemin pensional – vendosje e planifikimit strategjik dge afarist, zhvillim të IT dhe kapaciteteve hulumtuese, kuadër të trajnuar teknikisht më të mirë, vendosje të supervizionit të bazuar në kontrollim të rrezikut….

“E gjithë kjo do të na ndihmojë ta realizojmë misionin tonë për sigurimin e ditëve më të mira të pensionit për anëtarët e fondeve tona pensionele”, tha Dervishi.

MAPAS është formuar në vitin 2002, ndërsa në vitin 2006 në Maqedoni është vendosur sigurim pensional kapital financiar (shtylla e dytë dhe e tretë), përmes së cilës akumulohen dhe investohen mjete në llogari personale të anëtarëve në fondet pensionale.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *