Home / Sport / Maqedonia barazoi në Gllazgou kundër Skocisë

Maqedonia barazoi në Gllazgou kundër Skocisë

“Kur portieri kundërshtar shpallet futbollist i takimit, të gjithë mund ta kemi të qartë se si kanë rrjedhur gjërat. Jam i kënaqur me lojën, por jo edhe me rezultatin, nëse kemi parasysh ngjarjet në teren. Krijuam numër të mjaftueshëm të rasteve për të shënuar dhe futbollistët duhet të kuptojnë se duhet të jenë më të koncentruar para portës kundërshtare. Duhet të besojnë se munden të fitojnë edhe në trasnfertë dhe të realizojnë mundësitë më të vogla për të shënuar. Nomral më vjen mirë për mënyrën se si luajtëm dhe mendoj se jemi në rrugë të mirë për të krijuar atë që paramendoj unë”, deklaroi menjëherë pas sfidës me Skocinë, trajneri i Maqedonisë, Cede Janevski.

Përfaqësuesja e futbollit të Maqedonisë ka barazuar 1:1 me Skocinë në Gllazgou, në një takim që u dominua nga maqedonasit dhe që ndoshta duhej të ishte fituar nga ta. Kombëtarja e vendit ka performuar shkëlqyeshëm në ndeshjen e dytë eliminatore për ‘Brazil 2014’, duke u dalluar me angazhim maksimal, fanatizëm në lojë, shumë duele fizike në mesfushë, kreativitet në sulm dhe ajo që është me rëndësi edhe raste para portës kundërshtare, që për fat të keq mbeën të pakonktetizuara. Duket se seleksionuesi i ri Janevski, ka arritur të fusë në kombëtare një karakter fitues te futbollistët, të cilët si kurrë më parë, morën guximin të sumojnë një kombëtare kundërshtare edhe atë në trasnfertë. Loja e këtillë solli disa kanosje të Maqedonisë, ndërsa nuk vonoi shumë kur Novevski shënoi për avantazh 1:0, megjithse duket se goli u shënua nga pozitë e qartë jashtëloje. Vendasit dukeshin të shashtisur nga avantazhi dhe loja e Maqedonisë, duke mos arritur në asnjë mënyrë të fusin në binarë lojën e tyre. Maqedonia për pak sa nuk shfrytëzoi këtë lojë, duke lëshuar rast të 100% përmes Agmi Ibraimit. Dhe kur dukej se Maqedonia ka kontroll në lojë dhe rezultat, dy minuta para fundit të pjesës së parë, gabim naiv në mbrojtje, që shfrytëzohet nga vendasit dhe Keni Miller barazoi në 1:1. Në pjesën e dytë Skocia kërkonte golin e barazimit, ndërsa Maqedonia vazhdonte me lojë të qartë dhe kansojse para portës vendase. Ibraimi kanoset i pari, ndërsa në minutën e 58-të, Ferhan Hasani pranoi topin para zonës dhe lëshoi një predhë të vërtetë, e cila ndalet në shtyllën e portës vendase. Rastin e takimit e lëshoi Mirko Ivanovski, që mori një top të shkëlqyer nga Pandev, mirëpo në vend që të pyes portierin ku t’i shënojë, ai goditi direkt në të, duke humbur rastin për fitore. “Kur portieri kundërshtar shpallet futbollist i takimit, të gjithë mund ta kemi të qartë se si kanë rrjedhur gjërat. Jam i kënaqur me lojën, por jo edhe me rezultatin, nëse kemi parasysh ngjarjet në teren. Krijuam numër të mjaftueshëm të rasteve për të shënuar dhe futbollistët duhet të kuptojnë se duhet të jenë më të koncentruar para portës kundërshtare. Duhet të besojnë se munden të fitojnë edhe në trasnfertë dhe të realizojnë mundësitë më të vogla për të shënuar. Nomral më vjen mirë për mënyrën se si luajtëm dhe mendoj se jemi në rrugë të mirë për të krijuar atë që paramendoj unë”, deklaroi menjëherë pas sfidës me Skocinë, trajneri i Maqedonisë, Cede Janevski. Trajneri i Skocisë. Kreg Livejn pas sfidës pranoi se në përballjen me Maqedoninë, futbollistët e tij ishin përballuar me një sfidë të madhe, pasi kishin pranuar një gol të hershëm që nuk i lejoi të zhvillojnë lojën e tyre. Kundërshtari i ardhshëm i Maqedonisë në eliminatoret për Botërorin “Brazil 2014” është kombëtarja e Kroacisë, e cila u ndal me barazim 1-1 kundër Belgjikë dhe me të cilën takohen më 12 tetor në stadiumin “Filipi i Dytë” në Shkup. Në raundin e katërt, 4 ditë më vonë, në stadiumin e njëjtë, Maqedonia përballet me Serbinë, e cila shënoi fitore 6-1 kundër Uellsit.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *