Home / Lajme / Maqedoni / Maqedonia feston 21 vite pavarësi

Maqedonia feston 21 vite pavarësi

8 shtator-Hije në ngjarjet me të cilat u vendosën themelet e Maqedonisë së pavarur, hodhi bojkotimi i referendumit nga ana e një pjese të bashkësisë etnike shqiptare dhe mospërkrahja e Kushtetutës së re nga deputetët shqiptarë. Dhjetë vite më vonë Kushtetuta u plotësua pas konfliktit të vitit 2001 dhe nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit.

Shkup, 8 shtator 2012 (MIA) – Republika e Maqedonisë sot shënon 21-vjetorin e zbatimit të suksesshëm të referendumit, në të cilin qytetarët e Maqedonisë u prononcuan për shtet të pavarur dhe sovran.

Shumica absolute, mbi 95 për qind të qytetarëve që dolën në referendum, pozitivisht iu përgjigjën pyetjes së referendumit “A jeni për Maqedoni të pavarur me të drejtë të hyjë në fuqi në aleancën e ardhshme të shteteve sovrane të Jugosllavisë”.

Referendumit i parapriu Deklarata për pavarësi të cilën Parlamenti i parë i Maqedonisë shumëpartiake e miratoi më 25 janar të vitit 1991.Formalisht, vullneti i popullit për shtet të pavarur ishte konstatuar me Deklaratën për pranimin e rezultateve të referendumit më 18 shtator të vitit 1991 në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

Hap i ardhshëm me rëndësi në përforcimin e shtetit ishte miratimi i Kushtetutës së re më 17 nëntor 1991. Hije në ngjarjet me të cilat u vendosën themelet e Maqedonisë së pavarur, hodhi bojkotimi i referendumit nga ana e një pjese të bashkësisë etnike shqiptare dhe mospërkrahja e Kushtetutës së re nga deputetët shqiptarë. Dhjetë vite më vonë Kushtetuta u plotësua pas konfliktit të vitit 2001 dhe nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit.

Shtetësinë e Maqedonisë e para e njohu Republika e Bullgarisë, pas çfarë pasuan njohjet nga Turqia, Sllovenia, Kroacia, Rusia, Bosnjë e Hercegovina…

Shteti u pavarësua moneetarisht me vendosjen e denarit më 26 prill 1992, e më pas fitoi edhe Armatën e vet, e cila ditëlindjen e feston më 18 gusht.

Subjektiviteti ndërkombëtaro-juridik i shtetit definitivisht u konfirmua më 8 prill të vitit 1993, kur me aklamacion në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Maqedonia u pranua si anëtare e 181-të në Organizatën botërore. Megjithatë për shkak të kundështimeve dhe presioneve të Greqisë, e cila nuk e pranon emrin kushtetues të Maqedonisë, anëtarësimi në KB u bë nën referencën e përkohshme Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë. Nëm patronat të KB-së , Shkupi dhe Athina filluan bisedimet për zgjidhjen e problemit që ka me Greqinë me emrin kushtetues të Maqedonisë, që ende vazhdon.

Maqedonia deri tani ka vendosur marrëdhënie diplomatike me 168 shtete në botë, ndërsa me emrin kushtetues është pranuar nga 132 shtete në mesin e të cilave edhe nga tre anëtaret në Këshillin e Sigurisë – Kina, Federata Ruse dhe SHBA-ja.

Gjatë 21 viteve të kaluara të pavarësisë Maqedonia kaloi në një sërë probemesh dhe vështirësish. Inflacioni treshifror në fillim të viteve të 90-ta, embargoja greke, kriza kosovare e refugjatëve dhe konflikti në vitin 2001 ishin sfida të vërteta dhe kërcënime për shtetin e ri të Maqedonisë, që e ngadalësuan rrugën e saj drejt realizimit të qëllimeve strategjike – përforcimin e demokracisë dhe integrimin në strukturat euro-atlantike. Vitet e fundit i shënoi procesi i përshtatjes së legjislacionit me legjislacionin e Bashkimit Evropian, decentralizimi i pushtetit, reformat në mbrojtje të nevojshme për anëtarësim në NATO.

Edhe përkundër plotësimit të të gjitha kritereve për anëtarësim të barabartë në NATO në Samitin e Aleancës në Bukuresht në prill të vitit 2008, Republika e Maqedonisë mori vetëm ftesë të kushtëzuar për anëtarësim, pasi Greqia për shkak të kontestit për emrin e bllokoi pranimin.

Në vitin 2005 Maqedonia mori statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE, ndërsa vjet edhe rekomandim nga KE-ja për fillimin e negociatave paraqasëse me Unionin. Greqia pas shembullit me NATO-n e bllokoi edhe eurointegrimin e Maqedonisë, duke kushtëzuar me zgjidhjen paraprake të çështjes për emrin.

Ditëlindjen e 21-të të pavarësisë Maqedonia e kalon në pritje të raportit të ri nga Brukseli për përparimin e vendit në rrugën drejt eurointegrimeve si dhe datën e fillimit të negociatave për anëtarësim në BE.

Qeveria organizon koncert të madh në arenën “Filipi i Dytë” me rastin e 8 Shtatorit

Me rastin e shënimit të 21-vjetorit të pavarësisë së Republikës së Maqedonisë, Qeveria nesër organizon koncert të madh në Arenën nacionale “Filipi i Dytë” të vëllezërve Tavitjan ku do të interpretojnë edhe shumë yje nga Maqedonia dhe Ballkani.

Shënimi qendror për Ditën e pavarësisë do të realizohet përmes koncertit që do të fillojë në orën 20, ku do të promovohet albumi i vëllezërve Tavitjan. Paraprakisht, në orën 19 do të mbahet akademi solemne në Operën dhe Baletin e Maqedonisë.

Në orën 21 në “Filipi i Dytë” do të intonohet himni i Maqedonisë në interpretim të Igor Durllovskit. Më pas do të pasojë koncerti i trios Tavitjan, ndërsa në skenë së bashku me ta do të interpretojnë shumë këngëtarë si nga vendi, ashtu edhe nga Ballkani.

Në shitje janë lëshuar 70 mijë bileta hyrëse me çmim simbolik prej 20 denarëve, ndërsa mjetet nga ato do të jepen për qëllime humanitare. E tërë ngjarja do të transmetohet drejtpërdrejtë në Radio televizionin e Maqedonisë dhe në video bim në sheshin “Maqedonia”.

Qeveria organizon edhe transport falas me autobusë deri në arenën “Filipi i Dytë” nga të gjitha komunat në vend sipas intenerarit i cili tashmë është shpallur në mediat publike.

Këshilli organizativ për ndarjen e çmimit shtetëror në sport 8 Shtatori, pranë Agjencisë për të rinj dhe sport, organizon solemnitet me rastin e ndarjes së çmimit

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *