Home / Sport / Maqedonia nis grumbullimin

Maqedonia nis grumbullimin

“Besojmë se trajneri i ri do të na japë shansë për të luajtur, ndërsa ne jemi të gatshëm që t’i përgjigjemi me lojë të mirë. Kroacia dhe Skocia janë kombëtare kualitative dhe në përballjet me ne hyjnë si favoritë, për më shumë nga fakti që luajnë në teren të vet. Por ne normal që nuk kemi ndërmend të dorëzohemi para kohe dhe do të kërkojmë rastin tonë për të befasuar. Fitorja me Lituaninë ka ngritur vetëbesimin në rradhët tona dhe të gjithë besojmë se mund të bartemi me rivalë më të fortë. Me pak fat, Maqedonia nga sfidat me Kroacinë dhe Skocinë mund të dalë me rezultat pozitiv”, shprehen njëzëri tre shqiptarët e kombëtares së Maqedonisë, Demiri, Ibraimi dhe Hasani.

Përfaqësuesja e futbollit të Maqedonisë të hënën kishte grumbullimin, me çka edhe zyrtarisht startoi mini-përgatitjet për dy sfidat e para të kualifikimeve për Kampionatin Botëror ‘Brazil 2014’, kundër Kroacisë dhe Skocisë. Trajneri i ri Çede Janevski për herë të parë kishte rastin të njihet për së afërmi me futbollistët, ndërsa shpreson që do të ketë kohë të mjaftueshme për të komponuar mirë grupin, para startit të eliminiatoreve. Futbollistët u paraqitën në H. ‘Alexandar Pallace’, ndërsa në orën 18:00 në stadiumin nacional ‘Filipi i Dytë’ kishin seancën e parë stërvitore nën drejtimin e seleksionuesit të ri Janevski. Të martën kombëtarja do të stërvitet në orën 10:00 në mëngjes dhe 18:00 pas dite. Seancën e fundit stërvitore kombëtarja do ta ketë më 5 shtator në orën 18:00, ndërsa një ditë më vonë në orët e mëngjesit ekspedita e Maqedonisë udhëton drejt Kroacisë, ku më 7 shtator në stadiumin ‘Maksimir’ në Zagreb do të zhvillojnë ndeshjen e parë kualifikuese përballë kombëtares kroate. Takimi Kroaci-Maqedoni nis në orën 20:15, ndërsa një ditë pas ndeshjes, ekspedita e Maqedonisë udhëton drejt Skocisë, ku me 11 shtator në orën 20:45 do të zhvillojnë përballjen e dytë kualifikuese përballë kombëtares skoceze. Pak para startit të kualifikimeve, atmosfera në kombëtare është positive ndërsa fitorja në miqësoren e fundit me Lituaninë ka rritur vetëbesimin në mesin e futbollistëve. Trajneri i ri Janeveski për sfidat me Koracinë dhe Skocinë ka grumbulluar tre futbollistë shqiptarë, të cilët pritet të jenë pjesë e rëndësishme e kombëtares. Hasani, Ibraimi dhe Demiri besojnë se do të kenë rastin të luajnë, ndërsa sipas tyre Maqedonia me pak fat, nga këto ndeshje mund të dalë me rezultat pozitiv. “Besojmë se trajneri i ri do të na japë shansë për të luajtur, ndërsa ne jemi të gatshëm që t’i përgjigjemi me lojë të mirë. Kroacia dhe Skocia janë kombëtare kualitative dhe në përballjet me ne hyjnë si favoritë, për më shumë nga fakti që luajnë në teren të vet. Por ne normal që nuk kemi ndërmend të dorëzohemi para kohe dhe do të kërkojmë rastin tonë për të befasuar. Fitorja me Lituaninë ka ngritur vetëbesimin në rradhët tona dhe të gjithë besojmë se mund të bartemi me rivalë më të fortë. Me pak fat, Maqedonia nga sfidat me Kroacinë dhe Skocinë mund të dalë me rezultat pozitiv”, shprehen njëzëri tre shqiptarët e kombëtares së Maqedonisë, Demiri, Ibraimi dhe Hasani.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *