Home / Sport / Maqedonia organizatore e Evropianit të 2020!?

Maqedonia organizatore e Evropianit të 2020!?

Duke ditur kapacitetin, mendohet se Maqedonia do të ketë kandidaturë të përbashkët së bashku me Serbinë, Kroacinë, BeH, Slloveninë, Malin e Zi dhe Bullgarinë, me besim se kjo do të jetë e mjaftueshme për të fituar kandidatët tjerë.

Dëshirë, spekulim, apo vetëm thashethemë? Të mërkurën përhapet lajmi, se Maqedonia do të kandidohet për oranizimin e Kampionatit Evropian të futbollit në vitin 2020. Duke ditur kapacitetin, mendohet se Maqedonia do të ketë kandidaturë të përbashkët së bashku me Serbinë, Kroacinë, BeH, Slloveninë, Malin e Zi dhe Bullgarinë, me besim se kjo do të jetë e mjaftueshme për të fituar kandidatët tjerë. Disa herë presidenti i UEFA-së, Mishell Platini ka paralajmëruar se mendon të aplikojë që KE të organizohet në më shumë shtete evropiane. Këshu, në samitin në Budva të Malit të Zi, ku ishte i pranishëm edhe presidenti i FFM-së, Ilco Gjorgjiovski, së bashku me anëtarët e vendeve të Ballkanit ka diskutuar rreth kësaj teme, për realizimin e të njëjtës në të ardhmen. Maqedonia shpresat e saj i mbështet në stadiumin e rikonstruktuar, ‘Filipi i Dytë’, që tani ka pamje moderne, me kapacitet prej 33 mijë shikuesve, pistë moderne për atletikë dhe i plotëson të gjitha kushtet për futboll ‘evropian’. Vetë Platini nuk ka përjashtuar mundësinë që për organizmin e KE 2020 të kandidohen Azerbejxhani dhe Gjeorgjia së bashku, si dhe Uellsi, Skocia dhe Republika e Irlandës me kandidaturë të përbashkët. Në samitin në Budva është diskutuar edhe për formimin e ligës rajonale, mirëpo drejtuesit e federatave kanë hasuar në kërkesa të parealizueshme, kështu që kjo mundësi për momentin nuk është reale.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *