Home / Lajme / Maqedoni / Maqedoni:Viktima e parë nga ethet e Nilit Perëndimor

Maqedoni:Viktima e parë nga ethet e Nilit Perëndimor

20 shtator-ersoni i dytë është i moshës 66-vjeçare me diagnozën meningoencefalitis dhe për momentin është në gjendje të mirë shëndetësore në fazën e shërimit. Personi i tretë është fëmijë i hospitalizuar në Klinikën për sëmundje infektuese, i lindur në vitin 2005, me diagnozën meningitis dhe është në gjendje të mirë shëndetësore dhe në fazën e shërimit.

Te tre persona pas analizave të bëra laboratorike kanë dalë rezultate pozitive për praninë e etheve të Nilit Perëndimor. Dy persona janë hospitalizuar në Klinikën për sëmundje infektuese në Shkup prej të cilëve njëri ka vdekur në ditën e djeshme me diagnozën encefalitis në moshën 53-vjeçare.

Bëhet fjalë për një pacient i cili paraprakisht ka qenë i sëmurë nga diabeti, hipertensioni dhe pesha e rritur trupore. Personi në Klinikë është hospitalizuar që nga 11 shtatori. Personi i dytë është i moshës 66-vjeçare me diagnozën meningoencefalitis dhe për momentin është në gjendje të mirë shëndetësore në fazën e shërimit. Personi i tretë është fëmijë i hospitalizuar në Klinikën për sëmundje infektuese, i lindur në vitin 2005, me diagnozën meningitis dhe është në gjendje të mirë shëndetësore dhe në fazën e shërimit.

Për këtë Instituti për shëndetësi publike e ka informuar Ministrinë e Shëndetësisë.

Me analizat e bëra konfirmohet prania e virusit të etheve të Nilit Perëndimor edhe në Maqedoni si edhe në pjesën më të madhe të vendeve fqinje – Greqi, Serbi, Kroaci, si dhe në Rumani, Rusi, Itali, SHBA etj.

Vitin e kaluar janë evidentuar katër raste pozitive të etheve të Nilit Perëndimor të cilat janë shëruar me sukses.

Ethet e Nilit Perëndimor janë sëmundje infektuese të cilat barten te njeriu nga kafshimi i mushkonjave dhe mund të shkaktojnë sëmundje serioze prej të cilave më të rrezikshmet janë meningitis, encefalitis dhe poliomielitis (paraliza).

Gjithashtu lexo

A do ta hanë vallë shqiptarët edhe kësaj radhe sapunin për djathë?

Shpëtim Pollozhani për  gazetën Lajm është deklaruar për organizimin e zgjedhjeve lokale, që priten të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *