Home / Lajme / Rajon / Marnak: Struktura të sigurimit të Serbisë veprojnë në Kosovë

Marnak: Struktura të sigurimit të Serbisë veprojnë në Kosovë

29 shtator-“E dimë se ato struktura punojnë, se ekzistojnë struktura paralele në shumë fusha, siç janë arsimi dhe siguria”, tha Marnak dhe ka shprehur mendimin se këtë çështje duhet zgjidhur me dialog.

Shefi i misionit të Bashkimit Evropian në Kosovë, EULEKS, Ksavier Bu de Marnak deklaroi se ka njohuri se në Kosovë ende veprojnë strukturat e sigurisë së Serbisë.

“E dimë se ato struktura punojnë, se ekzistojnë struktura paralele në shumë fusha, siç janë arsimi dhe siguria”, tha Marnak dhe ka shprehur mendimin se këtë çështje duhet zgjidhur me dialog.

Në këtë kuadër ai i deklaroi për agjencinë serbe të lajmeve Beta se “kjo pyetje shqyrtohet dhe nuk dëshiroj shumë të flas për këtë, do të shohim se si kjo çështje do të zgjidhet”.

Më tutje ai theksoi se gjendja në pjesën veriore të Kosovës është sfida më e madhe për misionin EULEKS.

“Ajo që është e rëndësishme, kur është fjala për situatën në veri të Kosovës, është se ne jemi në gjendje ta përmirësojmë sundimin e ligjit në atë hapësirë, në të mirë të atyre që atje jetojnë”, tha Marnak.

Sipas tij, misioni EULEKS, në pjesën veriore të Kosovës, me popullatë shumicë serbe, është i pranishëm në dy vendkalime, Jarinjë dhe Bërnjak, punon në gjykatë në Mitrovicë dhe pjesëtarët e misionit patrullojnë në këtë rajon.

“Mund të përsërisë se liria e lëvizjes për EULEKS-in dhe gjithë bashkësinë ndërkombëtare, është diçka që duhet të jetë e vazhdueshme dhe pa kufizim”, tha Ksavier Bu de Marnak.

Gjithashtu lexo

Një polic turk është vrarë nga luftëtari i SHI-së në stacionin policor në Stamboll

Një polic turk mbrëmë është goditur me thikë për vdekje në stacionin policor në Stamboll …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *