Home / Lajme / Maqedoni / Mashtrimi:Në hetime një avokat dhe një klient nga Tetova

Mashtrimi:Në hetime një avokat dhe një klient nga Tetova

1 shtator-Para 5 viteve, 23 vjecari nga fshati Dorbosht, ishte goditur në kokë me një pllakë bekatoni kur vetura që ka kaluar ka tërhequr një pllakë dhe e ka godtiur në kokë. Vetura ford Sierra nuk ka qenë e rregjistruar. Në atë kohë, në lojë ka hyrë avokati 54 vjecar i cili si përfaqësues I tij, ka kërkuar nga një agjencion për sigurim ti paguhet dëmshpërblim prej 25 mijë euove për dëmin.

Një avokat nga Shkupi dhe një banor I fshatit Dorbosht të Tetovës, dyshohen se kanë bërë manipulime me kompanitë e sigurimit. SIpas Ministrisë së Punëve të Brendëshme dy herë kanë paraqitur kërkesë për dëmshpërblim për një rast të vitit 2007 dhe në atë mënyrë Bironë Nacionale e kanë dëmtuar për 21 mijë e 600 euro. Para 5 viteve, 23 vjecari nga fshati Dorbosht, ishte goditur në kokë me një pllakë bekatoni kur vetura që ka kaluar ka tërhequr një pllakë dhe e ka godtiur në kokë. Vetura ford Sierra nuk ka qenë e rregjistruar. Në atë kohë, në lojë ka hyrë avokati 54 vjecar i cili si përfaqësues I tij, ka kërkuar nga një agjencion për sigurim ti paguhet dëmshpërblim prej 25 mijë euove për dëmin.
Pasi kompanija ka refuzuar të paguajë dhe është arsyetuar se nuk ekziston bazë ligjore, të dy pas një kohe kanë parashtruar kërkesë tek një kompani tjetër e cila ka paguar 11 mijë e 500 euro. Por nuk janë ndalur këtu, disa muaj më vonë, kanë parashtruar akuzë deri tek Gjykata Themelore e Shkupit 2, kundër kompanisë së parë e cila I ka refuzuar , por sipas Ministrisë së punëve të brendëshme kanë treguar dokumente të rrejshme se I dëmtuari ka qenë nga fshati I Prilpit me qëllim q ëtë shkaktojnë huti. Gjyakata ka vendosur se komapnija duhet tju paguajë 21.600 euro. Nga Ministria e Punëve të Brendëshme njoftojnë se kjo nuk do të jetë padia e parë penale ndaj avokatit nga Shkupi, pasi që ndaj tij deri më tash janë inicuar 11 paraqitje për mashtrime të komapnive të sigurimit.

Mashtrimi:Në hetime një avokat dhe një klient nga Tetova
Vërejtje:Çdo tekst I huazuar nga kjo ueb faqe duhet të citohet ose të shënohet komplet adresa e ueb faqes. Në të kundërtën do të meren masa ligjore ndaj atyre që marrin lajme nga kjo ueb faqe dhe nuk e tregojnë burimin.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *