Home / Lajme / Maqedoni / Mbeturinat ndërtimore hudhen në prona private

Mbeturinat ndërtimore hudhen në prona private

27 shtator-Nga hedhja e mbeturinave unë kamë dëme, mi kanë thyer shtyllat, mi hedhin mbeturinat këtu brenda.Në tokën time nuk mundem me hy, kurse edhe rrugën ma zënë. Pasi i sjellin këtu mbeturinat pasatj i ndezin dhe nga zjarri më kanë djegur drunjtë dhe grurin që kam mbjellur.Nuk kërkoj asgjë tjetër vetëm që të merren masa dhe të pastrohet ky vend nga mbeturinat”, thotë plaku Hajredin Xheladini, banorë i Tetovës.

Urim Hasipi
Në mungesë të deponisë përkatëse për hudhje të mbeturinave ndërtimore, në Tetovë dhe në rrethinë këta mbeturina hudhen në deponi të egra. Në shumë raste këta mbeturina i hudhin edhe nëpër prona private.

Shumica e komunave të Pollogut nuk kanë deponi të veçanta për hudhjen e mbeturinave nga materialet ndërtimore. Madje lokacion të veçantë nuk ka as komuna e Tetovës.

Si vend ku vite me radhë ku dërgohen këta hedhurina është deponia e egër në afërsi të fshatit Falishtë. Nga hudhja e këtyre mbeturinave ndërtimore, më shumë pësojnë pronarët e tokave të cilët ankohen se vite me radhë ato vende janë shndëruar në deponi. Njëri prej tyre është Hajredin Xheladini nga Tetova, i cili ka problem me tokën e tij, pasi që i pamundësohet hyrja në pronën e tij, transmeton TV KOHA.

Ai thotë se disa herë është paraqitur në inspektoriat por nuk janë marrë masa. Krahas hedhjes në rrugën që shkon tek toka e tij, ai poashtu ka probleme edhe me djegien e tokës. Hedhja e mbeturinave ndërtimore në këtë vend është një dukuri që zgjatën një kohë të gjatë dhe aksush deri më tani nuk ka ndërmarrë masa, thotë ai.

“Problemi është se i hedhin mbëturinat e betonit dhe nuk mund të hyjë në tokë brenda.Ka katër vjet që e sjell inspekcionin por ata nuk marrin masa.Unë i lus që të marrin masa ata se nuk kanë zgjidhje tjetër. Policia më ka thën se inspekcioni e ka këtë punë, nëse ata nuk e kryejnë këtë punë atëher duhet që të vijnë ata.

Nga hedhja e mbeturinave unë kamë dëme, mi kanë thyer shtyllat, mi hedhin mbeturinat këtu brenda.Në tokën time nuk mundem me hy, kurse edhe rrugën ma zënë. Pasi i sjellin këtu mbeturinat pasatj i ndezin dhe nga zjarri më kanë djegur drunjtë dhe grurin që kam mbjellur.Nuk kërkoj asgjë tjetër vetëm që të merren masa dhe të pastrohet ky vend nga mbeturinat”, thotë për TV Kohën, plaku Hajredin Xheladini, banorë i Tetovës.

Ndërkaq, nga Inspektoriati komunal për ambient jetësor, kanë bërë të ditur se për rastin në fjalë kanë dalur në teren dhe kanë konstatuar gjendjen faktike se në atë vend hudhen mbeturina nga persona të pandërgjegjshëm. Sipas inspekcionit komunal, mbeturinat atje dërgohen në orët e vona të natës ose herët në mëngjes dhe pastaj largohen. E vetmja zgjidhje sipas tyre është që pronarët të fotografojnë ata që hedhin mbeturina dhe pasta ti dorëzojnë në inspektoriat I cili më pas do të inicoje procedurë penale ndaj tyre përmes policisë.

Tomisllav Jorgushevki, nga inspektoriati komunal për ambient jetësor, thotë se në disa raste janë gjobitur ata që hedhin mbeturina por në disa raste ka vetëm padi penale ndaj autorëve të panjohur.

“Pas daljes në teren, ne kemi paraqitur rastin edhe në polici dhe e njejta ende nuk ka kapur personat që hedhin mbeturina ndërtimore pikërisht në këtë vend. Ne kemi denoncuar se persona të paidentifikuar hedhin mbeturina në atë lokacion dhe pastaj lënda kalon tek policia. Ne poashtu kemi njoftuar pronarin se në rast se takon persona duke hedhur mbeturina ndërtimore, atëherë ai mund të fotografojë apo dokumentojë targat e automjetit dhe pastaj të inicohet procedurë e mëtejshmme”, tha Tomisllav Jorgushevski. Inspector për ambient në komunën e Tetovës.

Nga Policia njoftojnë shkurt se janë ngritur disa padi penale në rast kur janë kapur autorët por kur autorët janë të panjohur dhe nuk ka argumente atëherë nuk mund të inicohet procedurë e mëtejshme.

Nga ndërmarrja publike komunale Tetova-Tetovë, pohojnë se shpesh herë kompanitë e ndërtimit mbeturinat i dërgojnë në stacionet e ngarkim shkarkimit dhe pastaj shkaktojnë telashe gjatë transportit të hedhurinave tjera që bart kjo ndërmarrje nga amvisëritë e qytetit.

Në komunën e Tetovës theksojnë se zgjidhje më e mirë është që të ketë një deponi të përbashkët për të gjithë komunat ku do të hudheshin mbeturinat e materialeve ndërtimore.

“Për momentin jemi në kërkim të një lokacioni adekuat për këtë lloj të hedhurinave por derisa të gjendet vendi apelojmë tek qytetarët dhe kompanitë që mbeturinat e materialeve ndërtimore të mos i lënë në hapësira publike sepse të njejtat nuk barten nga ana e ndërmartjes publike”, bëjnë të ditur në zyrën për informim në komunë e Tetovës.

Prej komunave rurale vetëm komuna e Zhelinës ka të caktuar lokacion për hedhjen e mbeturinave nga materialet ndërtimore.
TV KOHA

Vërejtje:Çdo tekst i huazuar nga kjo ueb faqe duhet të citohet ose të shënohet komplet adresa e ueb faqes. Në të kundërtën do të meren masa ligjore ndaj atyre që marrin lajme nga kjo ueb faqe dhe nuk e tregojnë burimin.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *