Home / Lajme / Rajon / Me dhunë para prokurorit

Me dhunë para prokurorit

1 shtator-
Në zyrat e Vetëvendosjes për herë të tretë kanë arritur ftesat nga Prokuroria Komunale në Prishtinë për deputetët Krasniqi, Selimi e Ymeri për të shkuar në prokurori për të dhënë deklaratë për rrahjen me Kamishin. Rrahja në hollin e Kuvendit të Kosovës ka ngjarë më 28 qershor të këtij viti dhe atë pas akuzave të shkëmbyera mes deputetëve të lëvizjes “Vetëvendosje” me ata të PDK-së, shkruan “Zëri”.

Tre deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, Florin Krasniqi dhe Visar Ymeri, që ishin të përfshirë në konflikt fizik me deputetin e PDK-së, Bekim Haxhiun- Kamishin, në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës, mund të dërgohen me dhunë në prokurori, për faktin se ata në dy ftesat e para nuk i janë përgjigjur pozitivisht ftesës.

Në zyrat e Vetëvendosjes për herë të tretë kanë arritur ftesat nga Prokuroria Komunale në Prishtinë për deputetët Krasniqi, Selimi e Ymeri për të shkuar në prokurori për të dhënë deklaratë për rrahjen me Kamishin. Rrahja në hollin e Kuvendit të Kosovës ka ngjarë më 28 qershor të këtij viti dhe atë pas akuzave të shkëmbyera mes deputetëve të lëvizjes “Vetëvendosje” me ata të PDK-së, shkruan “Zëri”.

Këta të fundit, e posaçërisht deputeti Bekim Haxhiu në vazhdimësi është kritikuar nga lëvizja “Vetëvendosje” në lidhje me veprimtarinë e tij në Shërbimin Informativ të Kosovës. Madje, SHIK-u ka qenë edhe arsyeja e grushtimit të deputetëve, ku lëndime të natyrës së lehtë kishte pësuar Bekim Haxhiu, i njohur si Kamishi.infokosova.ne

Gjithashtu lexo

Digjet një Audi Q7

Në rrethana ende të pasqaruara është djegur një veturë e tipit “Audi Q7”në qytetin e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *