Home / Lajme / Maqedoni / Me shitjen e tokës shtetërore mundësohen investime prej 91 milionë euro

Me shitjen e tokës shtetërore mundësohen investime prej 91 milionë euro

27 shtator-Ai shtoi se Ministria e Transportit dhe Lidhjeve ka sistem të integruar elektronik, i cili e ndjek realizimin e të gjitha marrëveshjeve të lidhura për shitje të tokës ndërtimore shtetërore dhe përmes tij praktikisht është e pamundur të parashihet çfarëdo afati të dhënë në ndonjë marrëveshje.

Përmes shitjes së tokës ndërtimore shtetërore gjatë pesë viteve të kaluara janë mundësuar investime me vlerë prej 91 milionë euro, informoi sot në konferencë për shtyp, ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski.

Analiza e aktiviteteve për menaxhim me tokë ndërtimore ka treguar se Ministria e Transportit ka realizuar numër të madh të procedurave për shitjen e tokës së pandërtuar ndërtimore në Republikën e Maqedonisë, me çka janë mundësuar investime me vlerë prej 1.0376.532.120 euro.

“Një pjesë e atyre investimeve veçmë janë realizuar, respektivisht ndërtuar dhe vlera e tyre është 91.250.000 euro, një pjesë janë në fazë të ndërtimit me vlerë të përgjithshme prej 539.929.000 euro, ndërsa një pjesë është paraparë të realizohet në periudhën e ardhshme dhe për ato vlera është 406.344.120 euro”, tha Janakievski.

Ai shtoi se Ministria e Transportit dhe Lidhjeve ka sistem të integruar elektronik, i cili e ndjek realizimin e të gjitha marrëveshjeve të lidhura për shitje të tokës ndërtimore shtetërore dhe përmes tij praktikisht është e pamundur të parashihet çfarëdo afati të dhënë në ndonjë marrëveshje.

Nga korriku i vitit të kaluar u mundësua që komunat në mënyrë të pavarur ta kryejnë menaxhimin me tokën ndërtimore, e cila është pronë e shtetit. Deri tani gjithsej 39 komuna e kanë fituar të drejtën të shesin dhe të japin me qira tokë të pandërtuar ndërtimore, pasi i kanë plotësuar të gjitha obligimet në pajtim me Ligjin për tokë ndërtimore.TV KOHA

Gjithashtu lexo

Kuvendi duhet të votojë për shkarkim të Zvërlevskit

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot duhet të mbajë vazhdime të tre seancave midis të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *