Home / Sport / Memedi i befasuar nga drejtuesit e Metalurgut

Memedi i befasuar nga drejtuesit e Metalurgut

“Kryesia dhe stafi teknik kishin një mbledhje pas së cilës na njoftuan se katër ose pesë futbollistë do të largohen nga klubi, pa përmendur emrat e tyre. Më pas më vonë më njoftuan se pikërisht edhe unë jam në mesin e atyre që nuk i duhemi klubit. S’ka lidhje, nuk është fundi i botës, jeta vazhdon më tej ashtu si edhe karrierat tona. Nuk dua të flas për më shumë detaje, por e dij se në Metalurg shumë gjëra nuk janë në vendin e duhur dhe se kështu si shkojnë punët, situate do të del shumë shpjetë nga kontrolli”, tha mes tjerash, njëri prej futbollistëve të larguar të Metalurgut, Agron Memedi.

Pasi të hënën u njoftuan se pesë futbollistë të Metalurgut janë liruar nga obilgimet e tyre në skuadrën shkupjane, vetë ‘viktimat’ e këtij rasti shprehen të habitur me vendimin e drejtuesve të klubit. Agron Memedi, Dragan Nacevski, Igor Kralevski, Ilija Nestorovski dhe Aleksandar Tenekexhiev janë futbollistët e larguar nga kryesia e Metalurgut, ndërsa arsyeja mbetet e paqartë dhe deri tani e pa zbardhur. Tetovari, Agron Memedi tani më dy vite është pjesë e Metalurgut, duke qenë vazhdimisht në mesin e futbollistëve më të mirë të kësaj skuadre, ndërsa shprehet i befasuar me sjelljen e drejtuesve të ekipi nga Shkupi, të cilët pretendojnë të bëhen një ndër skuadrat më të mira të vendit. “Së pari dua të them se këto gjëra ndodhin në futboll dhe nuk duhet të meret situata si ndonjë tragjedi e madhe, mirëpo normal që ky rast është pak sa unik. Largohemi në mes të kampionatit, kur s’kemi shumë mundësi të gjejmë ekip tjetër, plus kësaj loargohemi dhe klubet e interesuara për ne duhet të paguajnë dëmshpërblim, ndërsa më e keqja është se nuk jepen arsye precize për largimin tonë. Na thanë se ndeshja me Rabotnickin ka qenë vendimtare, ndërsa ironikisht në takimin në fjalë ne nuk kemi qenë në kombinim për të luajtur”, sqaron Memedi, i cili thotë se drejtuesit dhe trajneri as që morën guximin që vendimin të paktën t’ua thonë në fytyrë para lojtarëve tjerë. “Kryesia dhe stafi teknik kishin një mbledhje pas së cilës na njoftuan se katër ose pesë futbollistë do të largohen nga klubi, pa përmendur emrat e tyre. Më pas na njoftuan se nuk i duhemi klubit. S’ka lidhje, nuk është fundi i botës, jeta vazhdon më tej ashtu si edhe karrierat tona. Nuk dua të flas për më shumë detale, por e dij se në Metalurg shumë gjëra nuk janë në vendin e duhur dhe se kështu si shkojnë punët, situate do të del shumë shpjetë nga kontrolli”, përfundoi Memedi, duke mos dashur që të japë më shumë detaje rreth ndarjes me ekipin nga Autokomanda e Shkupit. E ndërkohë që i gjithë opinioni në vend ka mbetur i befasuar me vendimin e drejtuesve të Metalurgut, duke e vlerësuar atë si shumë primitiv. E para, duhej që të kenë pak më shumë respekt për futbollistët të cilët dy vitet e fundit ishin më të merituarit për sukseset e klubit, ndërsa assesi nuk mund të jenë fajtorë për dështimet e këtij sezoni në të cilin kanë shumë pak hapsira për të luajtur dhe ndoshta duhej që ose të lirohen para fillimit të kampionatit kur mundeshin të gjenin klub tjetër, ose të mbaheshin deri në fund të sezonit vjeshtor dhe më pas të lirohen, ashtu si bëjnë të gjithë klubet profesioniste në botë dhe si pretendon të bëhet Metalurgu. E dyta, prej largimit të drejtorit sportiv Nikolla Gjoshevski, të gjitha kompetencat në skuadër i ka presidenti Aleksandër Panov, i cili me sa duket nuk arrin të bëjë vlerësimin e duhur se në rast të krizës në skuadër, ai që largohet i pari është trajneri, e jo futbollistët. Kur jemi te trajneri, të themi edhe atë se Gjorgji Hristov është temë në vete, për punën e tij si shef i stafit teknik, për shenjat e pranisë së nacionalizmit dhe sjelljes së një sportisti të mirëfilltë. Si do që të jetë, të gjitha të dhënat aludojnë se ky është vetëm fillimi i një tronditje të fuqishme në ekipin e Metalurgut, ndërsa pasojat me shumë gjasa do t’i bartian ata që e bëjnë punën e tyre në mënyrë të gabuar.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *