Home / Sport / Mesi dhe Falkao shkëlqejnë në Amerikën e Jugut

Mesi dhe Falkao shkëlqejnë në Amerikën e Jugut

Lionel Mesi dhe Radamel Falkao kanë qenë yjet e padiskutueshëm të ndeshjeve të mbrëmshme të kualifikueseve të Botërorit 2014 në zonën e Amerikës së Jugut. Falë paraqitjes së tyre, Argjentina ka mundur Paraguajin 3-1 për të marrë kreun e grupit, ndërsa Kolumbia ka shkatërruar 4-0 Uruguajin duke bërë një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit.

Argjentina shënoi që në minutën e 2-të të takimit, pas një kombinimi mes Laveci e Di Maria, me këtë të fundit që dërgoi qetësisht topin në rrjetë. Çuditërisht, miqtë arritën të barazonin në minutën e 17-të, kur Di Fabro realizoi saktësisht një 11-metërsh të fituar pas prekjes së topit me dorë nga Bran. Megjithatë, Higuain vendosi përsëri avantazhin për vendasit pas minutës së 30-të, kur shfrytëzoi një pavemendje të mbrojtjes kundërshtare për të dërguar topin pas krahëve të portierit Vijar.

Që nga ai moment, filloi spektakli personal i Mesit, i cili tentoi në të gjtiha mënyrat të shënonte, por ia arriti qëllimit vetëm në pjesën e dytë, kur gjeti rrjetën me një goditje dënimi perfekte prej një distance më të largët se 30 metra. Ky ishte goli i 10-të i yllit argjentinas në 6 ndeshjet e fundit me kombëtaren e vendit të tij, që i vleu për të vulosur fitoren 3-1.

Ndërkohë, Radamel Falkao ka qenë protagonist i padiskutueshëm në suksesin e kombëtares së tij, duke shënuar që në minutën e dytë të takimit kundër Uruguajit me një gjuajtje me kokë. Më pas, ishte partneri i tij në sulm, Gutierrez, që përfitoi nga hapësirat që i krijonte Falakao dhe pasaktësia e mbrojtjes kundërshtare për të aplikuar pozicionin jashtë loje, për të përcaktuar fatin e ndeshjes me dy gola të shënuar në fillimin e pjesës së dytë. Goli i Zunigës në minutat shtesë të ndeshjes shërbeu vetëm sa për të rrumbullakosur fitoren e pastër 4-0 që afron Kolumbinë me zonën e kualifikimit direkt në Botërorin 2014.

Botërori 2014
Kualifikueset e Amerikës së Jugut
Rezultatet
Kolumbi-Uruguaj 4-0
Ekuador-Bolivi 1-0

Argjentinë-Paraguaj 3-1
Peru-Venezuela 2-1

Renditja
Argjentina 13,
Kili 12,
Ekuador 12,
Uruguaj 11,
Kolumbi 10,
Venezuela 8,
Peru 6,
Bolivi 4,
Paraguaj 4.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *