Home / Sport / Mesi: Nuk më intereson Kristiano Ronaldo!

Mesi: Nuk më intereson Kristiano Ronaldo!

Lionel Mesi ka bërë të qartë se nuk dëshiron t’ia dije se çfarë ndodh me karrierën e rivalit të tij më të madh, Kristiano Ronaldo. Futbollisti argjentinas sapo është kthyer në vendlindje, është shfaqur para mediave për të folur rreth kombëtares së vendit të tij, por gazetarët fillimisht kanë kërkuar një opinion rreth deklaratave të Kristiano Ronaldos e pakënaqësisë së portugezit te Real Madrid.

“Kur ai flet për shtypin, nuk duhet që njerëzit të vijnë pastaj të më pyesin mua, apo e anasjellta. Është diçka që e ka thënë ai, unë nuk kam të bëj me këtë çështje”, ishte komenti i vetëm i argjentinasit i cili ka preferuar të mos bëhet pjesë e polemikave rreth kësaj teme. Edhe më parë, Mesi kishte bërë të qartë se nuk dëshironte të krahasohej me lojtarin e madrilenëve pasi mendonte se shtypi kërkonte gjithmonë të krijonte polemika mes të dyve.

Më pas, lojtari ka analizuar ndeshjet e radhës së përfaqësueses së tij kundër Paraguajit e Perusë, të vlefshme për eliminatoret e Botërorit 2014, duke theksuar optimizmin që ekziston në radhët e kësaj përfaqësueseje.

“Rezultatet na kanë buzëqeshur deri tani dhe kemi qenë në gjendje të punojmë të qetë. Shpresojmë që edhe në ndeshjet e ardhshme të vazhdojë e njëjta frymë. Kualifikueset janë të vështira dhe ne duhet të vazhdojmë të rritemi si skuadër. Kemi përballë kundërshtarë shumë të vështirë, si në të gjitha kualifikueset e zonës së Amerikës së Jugut”, shpjegoi “Pleshti” që mban shiritin e kapitenit te Argjentina.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *