Home / Lajme / Maqedoni / Mijat Sadiku zgjidhet kandidat për Kryetar të komunës së Gostivarit nga radhët e PDSH-së

Mijat Sadiku zgjidhet kandidat për Kryetar të komunës së Gostivarit nga radhët e PDSH-së

13 shtator-Populli jonë është në gjendje shumë të mjerueshme. Andaj, bashkërisht duhet ti lutim të gjithë, që të angazhohen dhe ti bindim se pa politikë të fortë të gjitha janë të kota, pa politikë të fortë nuk ka akademi, nuk ka universitet, nuk ka jurisprudencë, nuk ka drejtësi dhe nuk ka perspektivë. Na pret një punë shumë e rëndë, një angazhim maksimal”, tha Thaçi

Dega e Partisë Demokratike Shqiptare në Gostivar mbajti Kuvend zgjedhor në të cilin zgjodhi kandidatin për Kryetar të komunës së Gostivarit dhe listën e kandidatëve për këshilltarë që do përfaqësojnë PDSH-në në zgjedhjet lokale të vitit 2013.
Kandidat i PDSH-së për kryetar të komunës së Gostivarit u zgjodh z.Mijat Sadiku. Pas zgjedhjes, Sadiku falënderoi kuvendarët për mbështetjen e dhënë duke u shprehur:
“Kandidatuara ime ishte produkt i brengës sime dhe të gostivarasve për të tanishmen dhe të ardhmen e qytetit tonë. Gostivari ka dinjitetin e vet, gostivarasit kanë krenarinë e tyre, gostivarasit kanë traditën, kulturën e tyre. Gostivarasit janë punëtor, të mençur, të ditur, ata meritojnë zhvillimin, ata meritojnë jetë më të mirë, ata meritojnë europën. Gostivarasit bashkërisht do ti dënojnë personat që kanë privatizuar me luftën e tyre ardhmërinë e gostivarit. Ashkush s’është mbi qytetarët, qytetari është mbi të gjitha. PDSH-ja, unë dhe Ju bashkërisht kemi dijen tonë, përvojën tonë, përkushtimin tonë, të ofrojmë ndryshime në qeverisje për një jetë dhe një ardhmëri më të mirë për ata të cilët jetojnë dhe e duan Gostivarin”.
Punimet e Kuvendit të degës i ndoqi edhe Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare Menduh Thaçi, i cili iu drejtua të pranishmëve:

“Unë mendoj dhe jam plotësisht i sigurt, se z.Mijad-i do të jetë simbolika e ringjalljes së vërtetë të PDSH-së, fitores së vërtetë të PDSH-së dhe fitores përfundimtare të shqiptarëve që jetojnë në Maqedoni. Realisht shqiptarët në Maqedoni janë në një gjendje shumë të rëndë dhe shumë të vështirë. Padyshim se qytetarët tonë, shqiptarët duhet të kuptojnë se përveç të gjitha shkeljeve të drejtave që na e bëjnë maqedonasit, ata na kanë dëmtuar shumë në aspektin ekonomik. Populli jonë është në gjendje shumë të mjerueshme. Andaj, bashkërisht duhet ti lutim të gjithë, që të angazhohen dhe ti bindim se pa politikë të fortë të gjitha janë të kota, pa politikë të fortë nuk ka akademi, nuk ka universitet, nuk ka jurisprudencë, nuk ka drejtësi dhe nuk ka perspektivë. Na pret një punë shumë e rëndë, një angazhim maksimal”, tha Thaçi

Gjithashtu lexo

“Çështja mes Shkupit dhe Beogradit shkakton shqetësime në Athinë”

Gazeta greke “Kathimerini” shkruan se diplomatët grek me shqetësime i ndjekin ngjarjet në Ballkan, pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *