Home / Lajme / Maqedoni / Mijëra persona të papunë do të punësohen nëpërmjet dy programeve nga plani operativ për punësim

Mijëra persona të papunë do të punësohen nëpërmjet dy programeve nga plani operativ për punësim

17 shtator-Drejtori i Agjencisë për punësim Vlatko Popovski theksoi se qëllimi i të dy masave është t’u jepet stimul kompanive që ta rrisin numrin e të punësuarve, ndërsa njëherit të marrin edhe ndihmë financiare përkatëse.

Mijëra persona të papunë të evidentuar në Agjencinë për punësim do të kenë mundësi të punësohen nëpërmjet masave “vetëpunësim me kreditim” dhe “mbështetje financiare për ndërmarrjet mikro dhe të vogla për hapjen e vendeve të punës”.

Masat janë pjesë e Planit operativ për punësim të Qeverisë dhe për realizimin e tyre janë siguruar mjete në lartësi prej rreth 193 milion denarë. Shpallja u publikua të shtunën, ndërsa të interesuarit mund të aplikojnë deri më 1 tetor të këtij viti.

Sipas ministrit të Punës dhe Politikës Sociale Spiro Ristovski, të dy masat nuk janë dedikuar special për tejkalimin e situatës ekonomike në të cilën gjendet shteti, por në mënyrë indirekte ato do të ndikojnë ndaj saj.

Situata ekonomike në të cilën gjendet shteti, sipas Ristovskit, është pritur pjesërisht, por është me rëndësi që Qeveria vepron me përgjegjësi drejt kësaj çështje.

Drejtori i Agjencisë për punësim Vlatko Popovski theksoi se qëllimi i të dy masave është t’u jepet stimul kompanive që ta rrisin numrin e të punësuarve, ndërsa njëherit të marrin edhe ndihmë financiare përkatëse.

Masa për vetëpunësim me kreditim ekziston më shumë se katër vjet dhe deri tani janë mbështetur 3.867 kredikërkues për punësimin e 4.511 personave dhe është miratuar pagesë e mjeteve kreditore në shumë prej rreth 832 milionë denarë. Për masën “financim i ndërmarrjeve mirko dhe të vogla” shpallja më e re është e dyta me radhë. E pari ishte publikuar nga mesi i verës dhe me të u përfshinë 167 persona.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *