Home / Sport / Milani nuk e nënvlerëson Udinesen

Milani nuk e nënvlerëson Udinesen

Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri, ka thënë se lojtarët e tij nuk do ta marrin me lehtësi takimin ndaj Udineses, skuadër e cila po kalon një periudhë të vështirë.

Rossonerët kanë pasur një fillim zhgënjyes në sezonin 2012/2013 dhe e kanë të domosdoshme fitoren ndaj skuadrës që po ashtu nuk po përjeton më të mirën.

“Duhet të vazhdojmë të punojmë siç kemi bërë deri më tani. Të dielën do të jetë një ndeshje e vështirë, sikur të gjitha të tjerat”.

“Udinese ka shumë potencial dhe ata zhvilluan një ndeshje të shkëlqyer në Europa League. Duhet të përgatitemi mirë, ashtu si bëjmë gjithmonë. Ne asnjëherë nuk e nënvlerësojmë një kundërshtar”, u ka thënë Allegri gazetarëve.

Gjithashtu lexo

Kastriot Tusha dhe “Ballistët” këndojnë “Xhamadani vija vija” midis Milanos (Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano dhe atyre u wshtw bashkuar edhe Kastriot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *