Home / Lajme / Maqedoni / Mimi dënohet edhe me 4 vite burg

Mimi dënohet edhe me 4 vite burg

8 shtator-Në vend se të vleje aministia dhe unë të lirohem, tash më akuzojnë edhe për katër vite shtesë. Unë kam vuajtur dhjetë vite burg. Para disa muajve u soll vendim nga paralmenti që të amnistohem. Në bazë të kësaj ne parashtruam ankesë dhe gjykata e Shkupit, e ka hjekur dënimin prej 15 vitesh që ma kanë shqiptuar, por ka sjellur vendim tjetër me të cilin unë dënohem me katër vite burg për vepra të cilët janë bërë në burgun kur kam qenë në Idrizovë”, thotë Sulejmani.

Urim Hasipi
Në vend se të lirohet i shtohet burgu edhe për katër vite e gjysëm. Kështu ka ndodhur me Ibrahim Sulejmanin i arrestuar nën akuzën se ka bërë krime lufte gjatë konfliktit të vitit 2001 dhe i dënuar me 15 vjet heqje lirie. Në kohën kur të gjithë prisnin lirinë e tij, pas interpretimit autentik të ligjit të amnistisë dhe premtimeve të ministrit Blerim Bexheti, Ibrahim Sulejmanit i shtohen edhe katër vite te tjera burg në seancën e fundit gjyqësore pas parashtrimit të ankesave nga ana e avokatit Shpend Devaja për lirim të klientit të tij . Lajmin e ka bërë të ditur vetë Ibrahim Sulejmani, i cili thotë se është apsurde që t`i shtohet dënimi. “Në vend se të vleje aministia dhe unë të lirohem, tash më akuzojnë edhe për katër vite shtesë. Unë kam vuajtur dhjetë vite burg. Para disa muajve u soll vendim nga paralmenti që të amnistohem. Në bazë të kësaj ne parashtruam ankesë dhe gjykata e Shkupit, e ka hjekur dënimin prej 15 vitesh që ma kanë shqiptuar, por ka sjellur vendim tjetër me të cilin unë dënohem me katër vite burg për vepra të cilët janë bërë në burgun kur kam qenë në Idrizovë. Ne kemi kërkuar që të bëhet bashkim i veprave dhe më pas të sillet vendimi, por pse ka një vendim të këtillë unë nuk e di. Vendimi ende eshte pezull , ndërsa bashkë me avokatin kemi përgatitur ankesën dhe do të presim si do të jetë epilogu i gjithë kësaj” tha Ibrahim Sulejmani. Këtë e ka konfirmuar edhe avokati mbrojtës i Ibrahimit, Shpend Devaja.” E kemi pranuar vendimin e Gjykatës së Shkupit 1, për dënim me katër vite për Ibrahim Suljemanin. Ne jemi duke e përgatitur ankesën në gjyqin e Apelit dhe do të presim që ai të shpallet i pafajshëm”, tha shkurt avokati Devaja. Ndërkaq, Ibrahim Sulejmani dyshon se ai në burg mbahet për shkak të dëmshpërblimit që duhet të marrë nga shteti pasi që është aminstuar nga akuza e ngarkuar për krime lufte në vitin 2001, ndërsa ka vuajtur 10 vite burg. ”Mua personalisht nuk ma kanë thënë, por kam informacione se këtu është krejt lëmshi. Sipas bisedave që kamë bërë kur kam qenë në pushim, më është thënë se afër 500 mijë euro më takon dëmshpërblim. Ata duan që unë të heq dorë nga kjo dhe të më lirojnë.Mendoj se kjo ka prapavijë politike që për mua është e papranueshme” tha Mimi në lidhje telefonike. Ndërkohë që tragjedia të jetë më e madhe të martën ka ndruar jetë babai i Ibrahimit, Rufat Sulejmani, në moshë të shtyer. Gjithnjë sipas Ibrahimit, babai i tij pas interpretimit autentik të ligjit të aministisë ka qenë shumë optimist se djali i tij do të lirohet, por kur ka kuptuar se i është vazhduar burgu edhe për katër vite nuk ka mundur ta gëlltisë këtë dhe ka ndruar jetë.
“Babai im që dhjetë vite ka vrapuar andej-këndej që të lirohem. Nuk ka lënë derë pa trokitur dhe duke kërkuar drejtësi por vendimi i fundit për vazhdim të bugut e ka prekur shumë dhe nuk ka mundur t`i mbijetojë kësaj. Më e keqja është se mua nuk mu lejua që të shkoj në varrim edhe përkundër insistimeve që të marr pjesë në varrimin e babait”, tha Ibrahim Sulejmani. Ndryshe kohë më parë pas interpretimit autentik të ligjit të amnistisë dhe marrëveshjes politike mes Ahmetit dhe Gruevskit, që rastet e kthyera nga Haga të mos ndiqen nga gjykatat e Maqedonisë i pari që pritej të lirohet ishte Ibrahim Sulejmani, por një gjë e tillë ende nuk është duke ndodhur. Kohë më parë në bazë të kësaj Gjykata Themelore Tetovë, duke vepruar sipas kërkesës së parashtruar nga avokati-mbrojtësi Shpend Devaja për ndërprerje dhe lirim të plotë nga vuajtja e dënimit me burgim të dënuarit Ibraim Sulejmanit nga Tetova solli aktvendim me të cilin i dënuari plotësisht lirohet nga vuajtja e dënimit me burgim në kohëzgjatje prej 15 vitesh të shqiptuar me Aktgjykim të Gjykatës Themelore Shkupi 1-Shkup, më datë 12.03.2003.
Vërejtje:Çdo tekst I huazuar nga kjo ueb faqe duhet të citohet ose të shënohet komplet adresa e ueb faqes. Në të kundërtën do të meren masa ligjore ndaj atyre që marrin lajme nga kjo ueb faqe dhe nuk e tregojnë burimin.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *