Home / Lajme / Maqedoni / Ministri Besimi e promovoi Librin e ri të bardhë të mbrojtjes

Ministri Besimi e promovoi Librin e ri të bardhë të mbrojtjes

24 shtator-Vizioni për zhvillim të mbrojtjes në Librin e bardhë, sqaroi besimi,i indetifikon projektet kryesore dhe programet për modernizimin me pajisje bashkëkohore, menaxhimin e resurseve njerëzore si dhe investimet e nevojshme në arsim, trajnim dhe infrastrukturë.

Ministri i Mbrojtjes Fatmir Besimi sot e promovoi Librin e bardhë të mbrojtjes, qëllimi i të cilit është që në përgjithësi dhe me transparencë t’i përfaqësojë arritjet, planet e ardhshme dhe sfidat e sigurisë dhe politikës së mbrojtjes në Republikën e Maqedonisë.

Libri i ri i bardhë i mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë pas shtatë vitesh nga dokumenti i fundit i tillë në vitin 2005, u promovua në vitin kur shënohet 20 vjetori i formimit të Armatës dhe në fillim të ciklit të ri të transformimit të mbrojtjes.

Në dekadën e ardhshme, theksoi në fjalimin e tij Besimi, sidat e sigurisë do të jenë edhe më të forta dhe më pak të parashikueshem. Sipas tij Repubika e Maqedonisë nuk ballafaqohet me kanosje direkte konvencionale ndaj sigurisë së saj.

Duke theksuar se Republika e Maqedonisë të ardhmen e saj e sheh si anëtare në NATO dhe në BE, si prioritete strategjike të jashtme , sigurin dhe poltikën e mbrojtes, Besimi theksoi se sistemi i mbrojtjes është tërësisht i përgatitur që t’i ndërmarrë përgjegjësitë dhe detyrimet që dalin nga ky anëtarësim.

“Jemi të verëdijshëm që siguria dhe stabiliteti nuk fitohen dhuratë, por ne, tani edhe në të ardhmen, duhet që në mënyrë të vazhdueshme të invesotjmë resurse të rëndësishme për ndërtimin dhe zhvillimin e aftësive të mbrotjes për kryerjen e misioneve të lartpërmendura staregjike të mbrojtjes”, tha miistri i Mbrojtjes.

Ndërtimi i një Armate bashkëkohore, efektive de interoperative të gatshme që të ballafaqohet me sfidat e shekullit të 21-të, theksoi ai, është përcaktimi kryesor i vizionit për zhvillimin e mëtejshëm të mbrojtjes i cili është paraqitur në Librin e bardhë të mbrojtjes.

Vizioni për zhvillim të mbrojtjes në Librin e bardhë, sqaroi besimi,i indetifikon projektet kryesore dhe programet për modernizimin me pajisje bashkëkohore, menaxhimin e resurseve njerëzore si dhe investimet e nevojshme në arsim, trajnim dhe infrastrukturë.

“Besoj në paqen dhe stabilitetin si bazë për një zhvillim afatgjatë. Në këtë frymë, integrimet euro-atlantike i shoh si alternativën më të mirë për të ardhmen e Republikës së Maqedonisë dhe Ballkanit. E ardhmja varet vetëm nga ne-qytetarët e Republikës së Maqedonisë, nga gatishmëria jonë që të ballafaqohemi me sfidat dhe ta përdorim tërë potencialin tonë për përmirësimin e standardit të jetesës dhe cilësisë së jetesës, respektivisht që ta bëjmë Maqedoninë vend më të mirë për të jetuar. Maqedonia, vend i të barabartëve, vend midis të barabartëve në NATO dhe në BE, është mesazhi që e dërgoi ministri i Mbrojtjes Fatmir Besimi në promovimin e sotëm të Librit të bardhë të mbrojtes, në shtëpinë e ARM-së në Shkup. TV KOHA

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *