Home / Sport / Mourinho: Do të punoj si Fergie, deri 70 vjet

Mourinho: Do të punoj si Fergie, deri 70 vjet

Trajneri i Real Madridit, jose Mourinho, thotë se ai synon ta arrijë jetëgjatësinë e Sir Alex Ferguson në futboll.

“E kuptoj në mënyrë të përkryer se pse Alex ende punon në atë moshë dhe mendoj se do ta bëj të njëjtën gjë. E dua futbollin dhe më pëlqen të jem trajner. Do jem ende i ri kur të mbush 50 (janarin tjetër) dhe kam shumë përpara meje”.

“Është numri që më bën të shikoj shumë prapa, por po ashtu edhe të shikoj përpara. Jam një person i kënaqur pasi besoj se ajo çfarë kam arritur është e mrekullueshme”.

“Por, në të njëjtën kohë shoh përpara dhe shoh më mirë se kurdoherë, më fuqishëm se kurdoherë, me më shumë përvojë, dhe mendoj se ende jam në fillim të karrierës”, ka thënë Mourinho.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *