Home / Sport / Mourinho ende dyshon në lojtarët e tij

Mourinho ende dyshon në lojtarët e tij

Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, ende nuk ndihet 100 përqind i sigurt në lojtarët e tij, teksa mbretërit po përgatiten për sfidën ndaj Rayo Vallecanos të dielën.

“Ne kemi shfaqur qëndrim të madh në ndeshje të mëdha, por ka edhe aspekte negative. Lojtarët e mi nuk kanë luajtur në formën më të lartë në mënyrë të vazhdueshme dhe unë kam ca dyshime për këtë”.

“Vitin e kaluar ne kemi pasur vështirësi me Rayon, kështu që jemi duke pritur një sfidë të vështirë. Ndaj Cityt, lojtarët ishin të uritur dhe dhanë shumë nga potenciali i tyre fizik. Shpresoj se këtë nivel të përgjegjësisë do ta tregojnë në çdo ndeshje tani e tutje”, ka thënë Mourinho

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *